• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 2 qershor/ 2024

Shkup - Në Kuvend nesër do të bëhet koordinimi i parë i kryetarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e partive politike, pas seancës konstituive. Paraprakisht, siç informojnë disa deputetë për MIA-n, ka pasur takim joformal të përfaqësuesve të partive parlamentare. Kryetari i Kuvendit Gashi konfirmon për MIA-n se nesër do të ketë takim dhe se do të diskutohet për aktivitetet e radhës, si dhe për atë se kur mund të mbahet seanca për ligjet që kanë të bëjnë me ndryshimet e ministrive në Qeveri, por thotë se nuk e di nëse do të ketë marrëveshje.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave të dyshuar për veprime të "prodhimtarisë së paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore", nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç informojnë nga PTHP, dy prej tyre dyshohen për vazhdimin e kryerjes së veprës penale, ndërsa njëri për ndihmë.

Shkup - Në Shkup sot për të tetën herë mbahet manifestimi më masiv mbi rrota "Vozit drejt, vozit shëndetshëm", në organizim të Stopanska banka SHA – Shkup. Qendra e Shkupit edhe një herë u vërshua me lloje të ndryshme të mjeteve të transportit që nuk e ndotin mjedisin dhe ofrojnë mundësi alternative për transport nëpër rrugët e qytetit, duke nxitur kështu një mënyrë dhe shprehi jetese të shëndetshme. Fillimi i garës është nga Porta Maqedonija, ndërsa vozitja përfundon në Parkun e Qytetit me një festë të madhe në ambient të hapur.

Shkup - Në interes të sigurimit të procedurës transparente për zgjedhjen e kryetarit të LSDM-së te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të partisë dorëzova një propozim për plotësimin e dokumenteve gjatë kandidimit, informon Jovan Despotovski, anëtar i LSDM-së dhe drejtor aktual i Drejtorisë së ZZHIT.

Tetovë - Një 47-vjeçar është vrarë në Bogovinë të Tetovës, ndërsa sipas informacioneve fillestare nga policia, si i dyshuar është ndaluar një 50-vjeçar nga i njëjti vend. I dyshuari është arrestuar në Tetovë.

Shkup - Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 1.993 thirrje në numrin e vetëm për raste emergjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Krizat (QMK) nga të cilat "reale" ishin 65,98 për qind, nërsa 34,02 për qind ishin për nevoja tjerë të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Siç informon QMK, për Policinë ishin 66,99 për qind, për Ndihmën e shpejtë mjekësore 28,8 për qind, ndërsa për zjarrfikësit 2.91 për qind e thirrjeve reale.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë paraqitje lokale të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa vende, proceset do të jenë në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe dukuri të izoluar breshëri. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 11 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë Celsius ndërsa indeksi UV do të jetë 8.

Athinë - Pres nga mandatari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut që publikisht, në mënyrë të qartë dhe kategorike të deklarojë se e respekton Marrëveshjen e Prespës, se emri i vendit të tij është Maqedoni e Veriut, erga omnes si për përdorim të brendshëm ashtu edhe të jashtëm, tha kryeministri grek Kiriakos Micotakis i cili tha se çështjen konkrete do ta ngrejë në Samitin e ardhshëm të NATO-s, por njëherësh vlerësoi se në Shkup logjika edhe më tej do të mbisundojë, njofton korrespondentja e  MIA-s nga Athina.

Athinë - Respektimi i marrëveshjeve është parim themelor i së drejtës ndërkombëtare. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, theksoi ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis, në një intervistë për gazetën greke "Etnikos Kiriks", e cila botohet në SHBA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjenevë - Bisedat për arritjen e marrëveshjes globale për luftë më të mirë kundër pandemive do të përfundojnë deri në vitin 2025 ose më herët, nëse kjo është e mundshme, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Marrëveshja, që duhet ta përmirësojë bashkëpunimin para dhe gjatë pandemive, pas dëshmtimeve të pranuara gjatë pandemisë së Kovid-19, për dy vite të tëra u negociua nga 194-të vendet anëtare të OBSH-së.

Singapor - Kina është e hapur për komunikim ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha mbrëmë ministri kinez i Mbrojtjes Dong Jun në Samitin aziatik në Singapor. "Gjithmonë kemi qenë të hapur për shkëmbim dhe bashkëpunim, por kjo kërkon që të dyja palët të takohen në gjysmë të rrugës", tha Dong, i cili të premten u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Llojd Ostin.

Singapor - Presidenti ukraians Vollodimir Zelenski sot deklaroi se ka pasur një bisedë "shumë të mirë" me sekretarin amerikan të mbrojtjes Llojd Ostin për nevojat e mbrojtjes së Kievit. Zelenski u takua me Ostin në margjinat e dialogut Shangri-La në Singapor, një forum i madh i sigurisë ku morën pjesë përfaqësues të mbrojtjes nga e gjithë bota.

Singapor - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, sot në Singapor ku po merr pjesë në forumin e sigurisë, tha se është i zhgënjyer që "disa liderë botërorë" nuk u zotuan të marrin pjesë në samitin e paqes për Ukrainën në Zvicër. Presidenti kinez Si Xhinping tha dy ditë më parë se nuk do të marrë pjesë dhe me sa dihet nuk do të marrë pjesë as presidenti amerikan Xho Bajden.

Uashington - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka pranuar ftesën për t'iu drejtuar përfaqësuesve në të dy dhomat e Kongresit amerikan, njoftoi mbrëmë kabineti i tij, duke shtuar se ai do të jetë lideri i parë i huaj që do të paraqitet atje për herën e katërt.

Jerusalem - Presidenti izraelit Isak Hercog sot e falënderoi presidentin amerikan Xho Bajden për fjalimin e tij në të cilin e prezantoi propozimin izraelit për marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe përpjekjet e tij për lirimin e gjithë të burgosurve që i mbante Hamasi në Gazë. Hercog, gjithashtu, në konferencën e Universitetit hebraik në Jerusalem tha se kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ia ka thënë mbështetjen për marrëveshjen e lirimit të pengjeve.

Tel Aviv - Ofir Falk, këshilltari kryesor për politikë të jashtme i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, sot konfirmoi se Izraeli e ka pranuar planin për armëpushim në Gazë, të paraqitur nga presidenti amerikan Xho Bajden, transmetuan mediat britanike. "Ai (plani) nuk është një marrëveshje e mirë, por ne duam lirimin e pengjeve", tha Falk në një intervistë për "Sandej Tajms".

QËNDRONI TË LIDHUR