MIA Flesh
- Shkup - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur prof.de. Vladimir Martinovskin, dekan në Fakultetin Filologjik "Bllazhe Koneski" dhe pr.dr. Atanas Koneski, përfaqësues i Qendrës kulturore dhe edukative "Nebregovë", i emëruar sipas venedlindjes së Koneskit. Siç njoftoi Kabineti i presidetes, profesorët e kanë informuar për aktivitetet e ndërmarra të ndërlidhura me shënimin e 80 vjetorit të standardizimit të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, si dhe 80 vjetorin e themelimit të Fakultetit Filologjik në Shkup.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 27 tetor, 2025
18:00/ 27 tetor/ 2025
Shkup - Presidentja, Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur prof.de. Vladimir Martinovskin, dekan në Fakultetin Filologjik "Bllazhe Koneski" dhe pr.dr. Atanas Koneski, përfaqësues i Qendrës kulturore dhe edukative "Nebregovë", i emëruar sipas venedlindjes së Koneskit. Siç njoftoi Kabineti i presidetes, profesorët e kanë informuar për aktivitetet e ndërmarra të ndërlidhura me shënimin e 80 vjetorit të standardizimit të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, si dhe 80 vjetorin e themelimit të Fakultetit Filologjik në Shkup.
Shkup - Me rastin e Ditës Botërore të Goditjes në Tru - 29 tetor, Klinika Universitare e Neurologjisë organizon nesër një ditë të hapur për qytetarët me qëllim ndërgjegjësimin, njohjen e simptomave, diagnozën e hershme dhe trajtimin në kohë të goditjes në tru nën moton “Goditja në tru trajtohet”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Në kuadër të këtij aktiviteti, nesër në periudhën nga ora 10:00 deri në 12:00, në ambientet e Klinikës së Neurologjisë, do të kryhet kontroll falas me dopler të arterieve karotide për të gjithë qytetarët e interesuar, pa pasur nevojë për udhëzim mjekësor.
Shkup - Prokuroria Publike sot kumtoi se janë arrestuar dhe ndaluar dy persona nga udhëheqësia e NP "Higjiena Komunale" - Shkup, në lidhje me dyshimet për vepër penale sipas nenit 230 të Kodit Penal. "Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, nënpunësit e policisë po ndërmarrin veprime për të siguruar dëshmi. Janë arrestuar dhe janë ndaluar dy persona nga udhëheqësia e NP "Higjiena Komunale" - Shkup, në lidhje me dyshimet për Rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina", theksojnë nga Prokuroria.
Shkup - Gratë në Maqedoni ende shihen si dikush që duhet të kujdeset për familjen, ndërsa burrat si si dikush që duhet të fitojë. Paragjykimet dhe stereotipet dominojnë, ndërsa me tempin e tnaishme të "bylljes" së hendekut aktual gjinor, shtetit do t'i nevojiten 57 vite për t'u arritur barazia gjinore, u tha në tryezën e sotme të rumbullakët "Avancimi i barazisë gjinore në lidership dhe menaxhim", që u mbajt në Odën ekonomike. Siç theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, për momentin në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ka tre gra, pesë gra janë zëvendësministre, ndërsa vendi ka presidente grua, ndërkaq që pati edhe një grua për guvernatore.
Dibër - Autoritetet shqiptare ekstraduan sot në Austri shtetasin maqedonas Mondi Gitlan, i dënuar me pesë vjet burg për trafik droge. "Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës, me homologët në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria, në Austri, të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut", raportuan mediat.
Veles - Shërbimi kujdestar i NP "Rrugët e Maqedonisë" në mëngjes rreth orës 7 pas informacionit të marrë për një kohë të shkurtër i pastroi shembjet e vogla të shkëmbit të rënë në autostradën Shkup-Veles, para tuneleve në Bashino Selo, informon për MIA-n, Bozhidar Cvetkovski udhëheqës teknik i Filiales së NP "Rrugët e Maqedonisë". Ai njëherit me fotografi nga terreni përgënjeshtron disa media të cilat në mëngjes raportuan për shembje të mëdha të shkëmbit në këtë pjesë të autostradës Shkup-Veles në Bashino Selo.
Ankara - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer sot arriti për vizitë në Turqi, ku do të diskutojë për shitjen e aeroplanëve ushtarakë "Eurofajter tajfun" (Eurofighter Typhoon). Turqia dhe Britania e madhe në korrik nënshkruan marrëveshje paraprake për aeroplanët "Eurofajter tajfun", në vlerë prej më shumë se një miliard euro.
Stamboll - Prefekti i Stambollit, i hequr nga funksioni, Ekrem Imamogllu, i cili po përballet me aktakuzë të re për spiunazh politik dhe me një masë tjetër paraburgimi, reagoi ndaj aktakuzës me kumtimin në profilin e tij në Fejsbuk. "Asgjë nuk është e vërtetë, ndërkaq gjithçka ëstë e mundur. Mu në një vend të tillë e shndërruan vendin tim të bukur. Madje edhe aktakuza se e kam djegur Romën është më e besueshme se ky rrëfim absurd", shkroi Mimamogllu, i cili ndodhet në burg prej marsit të vitit 2025, në pritje të proceseve gjyqësore pas disa aktakuzave të ndryshme për korrupsion. Në korrik ai mori edhe aktakuë për ofendim dhe kërcënim ndaj prokurorit publik të Stambollit.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj që de fakto i jep fund marrëveshjes tashmë të vjetëruar midis Rusisë dhe SHBA-së për përpunimin e plutoniumit, e cila kishte për qëllim të parandalonte të dyja palët nga prodhimi i edhe më shumë armëve bërthamore. Traktati për menaxhimin dhe përpunimin e plutoniumit, i nënshkruar në vitin 2000 dhe i ndryshuar në vitin 2010, i angazhoi Rusinë dhe SHBA-në të përpunonin rezervat e tyre të mëdha të plutoniumit të krijuara gjatë Luftës së Ftohtë në karburant që mund të përdoret në prodhimin e energjisë bërthamore. Secila palë u zotua të riciklonte 34 ton plutonium.
Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova deklaroi se Rusia është e bindur se sanksionet perëndimore nuk janë masa të përkohshme ose të synuara, por një mekanizëm për presion sistemik ndaj Moskës. Ajo theksoi se vendet perëndimore, aleatët e tyre dhe satelitët e tyre të lidhur po zhvillojnë një fushatë agresive kundër Rusisë.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, potencoi se Uashingtoni "nuk po luan lojëra" me Moskën dhe zbuloi se një nëndetëse bërthamore amerikane ndodhet në afërsi të bregdetit rus. Deklarata vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin publikoi se është i suksesshëm testimi i raketës bërthamore "Burevestnik", e cila, sipas tij, fluturoi 14.000 kilometra dhe qëndroi në ajër për 15 orë.
Madrid - Ish-trajneri i Arsenalit, Arsen Vanger vlerësoi se El Klasiko të dielën, në të cilën Real madrid e mundi Barcelonën me 2-1 ofroi futboll të pabarabartë në terren në "Santiago Bernabeu". "Ky El Klasiko ka ngjarë pak me një duel mes burrave dhe djemve", tha Venger, i cili është drejtor i FIFA-s për zhvillim global të futbollit, ndërsa njëherit edhe komentues për edicionin anglez të BeIN Sports.