• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA Flesh

15:00/29 prill/2023/

Tetovë - Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE kërkon nga ne që të intensifikohen aktivitetet për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë ligjore (juridike) nëpërmjet të reformave në sistem dhe harmonizimit të legjislacionit, porositi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në fjalimin e tij në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "Aspektet bashkëkohore të doktrinës juridike dhe interpretimi-sfidat dhe perspektivat" në organizim të Fakultetit Juridik në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë. Lloga theksoi se reformat në sistemin gjyqësor nuk guxojnë dhe nuk mund të mbeten vetëm në letër.

Shkup - Në vendkalimin kufitar "Bogorodicë" koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen në rrugë.

Shkup - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel realizoi takim me Sajmon Mordju, këshilltar për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në të cilin biseduan për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonin, në kushte të realitetit të ri gjeopolitik.

Shkup - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) në Ditën Ndërkombëtare të Punës - 1 Maji organizon protestë nën moton "Punëtorët janë shteti".Protesta, që do të fillojë në orën 12 para ndërtesës së LSM-së, organizohet për shkak të padrejtësive ndaj punëtorëve. "Vlerësojmë se rritja e pagave të funksionarëve për 78 për qind ose nga 2.000 denarë në ditë, vendosja e ditës së punës prej 12 orësh për një numër të madh të punëtorëve, që i mashtruan të punësuarit në shëndetësi dhe që nuk ua rritën pagat, që nuk e kontraktuan marrëveshjen kolektive të përgjithshme për sektorin publik me të cilin çdo i punësuar do të ketë të drejtë për K-15, janë motiv i mjaftueshëm dhe një arsye më shumë të diletë në protestë në rrugë dhe të shprehet pakënaqësi!", porosit LSM në thirrjen për pjesëmarrjen në protestë.

Shkup - Kapaciteti i ri maksimal prej 300 megavat orë nga burimet e rinovueshme të energjisë, pritet të lidhet në rrjet gjatë këtij viti, që paraqet dyfishin e vitit të kaluar, paralajmëroi Marko Bislimoski, njeriu i parë i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE) dhe kryetari i Bordit të Rregullatorëve të Komunitetit Energjetik në Samitin Energjetik në Neum, Bosnjë e Hercegovinë.

Shkup - Aktiviteti i suksesshëm dhe zhvillimor afarist i “DIM Komerc” është shembull sesi politikat ekonomike të Qeverisë japin rezultate reale dhe konkrete në fushën e nxitjes dhe avancimit të Zhvillimit të balancuar rajonal, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në kompaninë “DIM Komerc” nga Valandova, e cila është mbështetur përmes Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollimeve të përforcuara në trafik në territorin e Qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme i shqiptoi gjithsej 155 kundërvajtje, prej të cilave tridhjetë e pesë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, pesë gjoba për ngasjen e automjeteve të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, informojnë nga MPB.

Shkup - SHA EMV dje i prodhoi 10.931 megavat orë energji elektrike, e cila dedikohet për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, si edhe nevojat për furnizime shtesë për shkollat dhe subjektet e tjera shtetërore jetike, informoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Bruksel - I dërguari special i BE-së për dialogun Prishtinë - Beograd, Mirosllav Lajçak e potencoi rëndësinë e samitit të ardhshëm si phesë e dialogut më 2 maj, duke potencuar se kjo do të paraqesë "hap vendimmarrës përpara" dhe se është e rëndësishme të shmangen veprimet që mund ta "përkeqësojnë atmosferën". Lajçak në mesazhin e mbrëmshëm në Tuiter shkroi se në bisedë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në margjinat e forumit Delfi në Greqi, e ka potencuar rëndësinë e takimit më 2 maj si pjesë e dialogut.

Athinë - Policia greke dje i arrestoi dy persona për pjesëmarrje në vrasjen e gazetarit grek, Jorgos Karajvaz, i cili para dy vitesh u qëllua para shtëpisë së tij në një lagje të Athinës, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.Sipas policisë greke bëhet fjalë për dy grekë të moshës prej 40 deri në 48-vjeç, të cilët kanë lidhje familjare, ndërsa njëri prej tyre ngarkohet edhe për një vrasje tjetër të kryer në dhjetor të vitit 2021.

Paris - Agjencia "Fiç" e uli rejtingun kreditor të Francës për një nivel, në "AA minus", duke iu referuar tenksioneve sociale të paracakohshme të cilat, siç potencoi, do të reflektojnë në kapacitetin e vendit për uljen e deficiteti dhe borxhit. “Bllokimi politik dhe lëvizjet sociale (nganjëherë të dhunshme) përbëjnë rrezik për programin e reformës së (Presidentit Emanuel) Makron dhe mund të krijojnë presione në favor të një politike fiskale më ekspansioniste dhe një ndryshim të reformave të mëparshme”, thuhet në kumtesën e agjencisë së rejtingut.

Varshavë - Polonia sot e konfiskoi ndërtesën e gjimnazit rus në Varshavë, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë. "Kjo ndërtesë që tani u takon autoriteteve të qytetit të Varshavës", deklaroi Lukash Jasina, përfaqësues i Ministrisë pas konfiskimit nga përmbaruesit gjyqësorë në emër të autoriteteve të qytetit.

QËNDRONI TË LIDHUR