• e hënë, 01 korrik 2024
MIA FLESH

15:00/26 nëntor 2023 

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore sot në mëngjes po zhvillohet pa probleme dhe në kushte dimërore, nëpër rrugë me lagështa. "Nga NP për mirëmbajtje dhe mbrojtje të autostradave dhe rrugëve rajonale, njofton se në ora 06:30 është hequr ndalesa për automjete të rënda në drejtimin rrugor Gostivar-Strazh-Kërçovë, ndërsa në ora 08:00 është hequr edhe ndalesa për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Kriva Pallankë - VK Deve Bair, njoftoi sot në mëngjes drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov.

Shkup, 25 nëntor 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës evropiane për përhapjen e vetëdijes për fibrozën cistike, sot në Shkup do të mbahet manifestim nën moton "Merr frymë për FC". Ngjarja, e cila është në organizim të Asociacionit për fibrozë cistike, fillon nga Vodno e Mesme me ngjitje në maje me guidë dhe ekip mjekësor. "Parkimi në Vodno të Mesme do të jetë falas atë ditë, si dhe linjat NQP që vijnë deri në Vodno të Mesme.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Më shumë borë në 24 orët e fundit ka rënë në Dibër dhe Gjurishtë, 20 centimetra. Borë ka edhe në Krushevë, 17 centimetra, në Manastir dhe Kriva Pallankë 14, në Berovë dhe Ohër 12, në Prilep 10, në Kumanovë dhe Shtip 5 dhe në Pretor 2 centimetra, njoftoi sot në mëngjes Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të mbajë fjalim në diskutimin të titulluar "Nisma e përbashkët për aksion klimatik", që do të mbahet në bashkëpunim me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Gregorian, ndërsa në vigjilje të Samitit të ardhshëm të 28-të për ndryshime klimatike.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Komisoni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi Sistem tarifor për shitjen e energjisë elektrike për konsumatorët, të cilët furnizohen nga furnizues universal, me të cilin konfirmohet se tarifa e lirë ditore fillon më 1 dhjetor të vitit 2023 në periudhë prej orës 13 deri ora 15.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ministria i Mjedisit Jetësor dhe Planifikmit Hapësinor në bashkëpunim me Ambasadën suedeze dhe Agjencinë suedeze për mbrojtje të natyrës, sot fillojnë fushatë digjitale për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental, të quajtur "Rekomandime të ngrohta".

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Gjithsej 2.037 thirrje për raste urgjente ka regjistruar Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e kaluara, që është pothuajse dyfish më shumë se dita e kaluar. QMK informon se trafiku në rrugët shtetërore është zhvilluar rrjedhshëm dhe pa pengesa në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa . Në rajonin e SPB Ohër ka ndalesë për automjete të rënda transportuese vetëm në aksin rrugor Dibër - Mavrovë.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ngrohja në rajonin e Qytetit të Shkupit për të gjithë konsumatorët po zhvillohet prej orës 6 deri ora 22 dhe me temperaturë të brendshme mes 20 dhe 21 gradë, siç është paraparë me rregullativën, respektivisht të njëjta janë kushtet për të gjithë konsmatorët, të cilët janë 63.000 (amvisëri, objekte afariste dhe institucione), kumtoi EMV.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - DPHM kumtoi se nesër moti doi të jetë me diell dhe shumë i ftohtë, posaçërisht në orët e mëngjesit, kur temperaturat në pjesën më të madhe të vendit do të ulen nën -5, ndërsa në disa vende edhe nën -10 gradë.

Shkup, 26 nëntor 2023 (MIA) - Buxheti për vitin 2024 është përshtatur sipas “rregullit të artë” në financat publike – “nëse merrni hua, duhet të jetë vetëm për investime”. Investimet kapitale janë projektuar në vlerë prej rreth 45 miliardë denarë, ose 11.5 miliardë denarë (187 milionë euro), më të larta se deficiti buxhetor. Nga ana tjetër, deficiti buxhetor në buxhetin e vitit 2024 është ulur me gati një të tretën krahasuar me projeksionet për këtë vit. Projeksionet afatmesme janë që deficiti buxhetor të bjerë nën kriteret e Mastrihtit, thekson ministri i Financave, Fatmir Besimi në kolumnën e fundit dedikuar buxhetit për vitin e ardhshëm.

Tiranë, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ministria shqiptare për Evropë dhe Punë të Jashtme (MEPJ), informoi se në Bruksel me sukses ka përfunduar me sukses procesi i verifikimit i njohur si "skrining". "Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin", thuhet në kumtesën e kumtesën e MEPJ.

Tiranë, 26 nëntor 2023 (MIA) - Nga një janari Shqipëria e ndërmerr kryesimin me Nismën qendrore evropiane (NQE), bëri të ditur ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme, Igli Hasani. Ai në rrjetin social Iks publikoi se Shqipëria do ta avancojë misionin për bashkëpunimin rajonal dhe inregrim në BE.

Gaza, 26 nëntor 2023 (MIA) - Në ditën e dytë të armëpushimit të përkohshëm mes Izraelit dhe Hamasit, lirimi i pengjeve dhe i të burgosurve palestinezë nuk u zhvillua sipas ritmit të parashikuar. Grupi militant zgjati lirimin e pengjeve, duke pretenduar se Izraeli nuk po e respekton marrëveshjen. Vetëm mbrëmë vonë, Hamasi i dorëzoi Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK) 13 pengje izraelite dhe katër të huaj.

Kiev, 26 nëntor 2023 (MIA) - Ukraina ka nevojë për mbrojtje më të fortë ajrore për të mbrojtur rrugët e eksportit të grurit, si dhe rajonet që kufizohen me Rusinë, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Ai në fjalimin e djeshëm në Samitin ndërkombëtar për siguri ushqimore "Drithërat nga Ukraina" që u mbajt në Kiev, theksoi se "nuk është sekret" se Ukraina po përballet me një deficit në mbrojtjen ajrore.

Nju-Jork, 26 nëntor 2023 (MIA) - Agjencia e Kombeve të Bashkuara për koordinim humanitar (OCHA) kumtoi se nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës kanë arritur 248 kamionë me ndihmë humanitare.

Kiev, 26 nëntor 2023 (MIA) - Armata ukrainase kumtoi se gjatë natës ka shkatërruar tetë nga nëntë drone ruse. Kryeqyteti i Ukrainës dje u sulmua me 70 drone, me ç'rast jetën e kanë humbur pesë persona. Kievi gjatë periudhës së kaluar paralajmëron se Rusia para fillimit të dimrit sërish do ta sulmojë infrastrukturën kritike civile.

Jerusalem, 26 nëntor 2023 (MIA) - Forcat izraelite mbrëmë vonë dhe sot herët në mëngjes kanë qëlluar gjashtë palestinezë, mes të cilëve edhe një minoren, në Bregun Perëndimor të okupuar, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Doha, 26 nëntor 2023 (MIA) - Katari shpreson se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të vazhdohet pas përfundimit të katër ditëve të dakorduara, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Majed al Ansari. "Ajo që shpresojmë është se lirimi i pengjeve gjatë armëpushimit katërditor do të na mundësojë ta vazhdojmë armëpushimin edhe më tej dhe të fillojmë diskutime më serioze për pengjet tjera", theksoi Al Ansari.

Ankara, 26 nëntor 2023 (MIA) - Të reshurat e mëdha dhe era e fuqishme ka shkaktuar rritje të nivelit të Detit Egje, gjë që shkaktoi përmbysje në qytetin turk Izmir. Moti i keq e goditi edhe Stambollin, ku era e fuqishme ka shkulur çati, por me këtë rast nuk ka viktima ose persona të lënduar.

Athinë, 26 nëntor 2023 (MIA) - Një anije transportuese me 14 anëtarë të ekuipazhit është përmbytur në mëngjes në jugperëndim të ishullit grek Lezbos dhe në vijim është aksion për shpëtim të Rojes bregdetare greke, ndërsa jozyrtarisht është shpëtuar një marinar, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në aksionin marrin pjesë dy helikopterë, anije të Shërbimit bregdetar, anije që janë në afërsi, si dhe një fregatë e marinës ushtarake greke.

Madrid, 26 nëntor 2023 (MIA) - Reali i Madridit nuk do ta angazhojë sulmuesin e Gallatasarajit, Mauro Ikardi. Paraprakisht është paraqitur informatë se Reali i Madridit është i interesuar për argjentinasin 30-vjeçar, për shkak të lëndimit të sulmuesit të krahut, Vinisius Zhunior.

Los Anxhelos, 26 nëntor 2023 (MIA) - Kampioni i katërfishtë i NBA-së, Shekil O'Nil në intervistë për "Relevo" deklaroi se do të dominonte në parket edhe në kohën e basketbollit me tre pikë. "Fitova katër unaza dhe tre herë isha MVP i finales. Njerëzit mund të thonë çka të dojnë, por unë çdoherë e kam treguar nivelin, i cili kërkohej. Unë jam lojtari më dominant, i cil ndonjlherë ka shkelur në parket. Ende nuk parë dikë që do të mund të më ndalë. Tani do të isha baskebollist po aq dominant. Me atë se sa ka ndryshuar loja, me të gjitha tre pikët dhe gjuajtësit, hapësira për mua do të ishte shumë e hapur", deklaroi O'Nil.

QËNDRONI TË LIDHUR