• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00/10 korrik/2025/

Shkup - Në vazhdim të seancës së 59-të, Kuvendi sot miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Themelimin e Ndërmarrjes Publike Radiodifuzioni të Maqedonisë me procedurë të shkurtuar.

Shkup - Koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Oliver Spasovski në mbledhjen e pasdites të Komiionit kuvendor për financim dhe buxhet në kuadër të debatit rreth ribalancit të Buxhetit informoi se i tërheqin rreth 142 amandamentet e tjera të parashtruara.

Shkup - Është sikur miu ta ngacmojë luanin, kështu sot kryeministri Hristian Mickoski e cilësoi deklaratën e ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, georg Georgiev se është "kryeministër verioro-maqedonas".

Shkup - Ndoshta dikush priste që pas Raportit të djeshëm të revoltuar të largohemi nga negociatat, por ne nuk do të sillemi në mënyrë të papjekur dhe të papërgjegjshme. Përkundrazi, do të vazhdojmë edhe më të fortë dhe më të përkushtuar në punën tonë, do të tregojmë se me reformat në shtëpi jemi nxënësi më i mirë në klasë dhe arkitektët që duan, nuk do të mund ta pengojnë rrugën tonë drejt BE-së", porositi sot kryeministri Hristijan Mickoski. 

Shkup - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i dënon më sse ashpër deklaratat ofenduese të drejtuara ndaj kryetarit të Qeverisës dhe institucioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarissë, Georg Georgiev, dhënë gjatë pjesëmarrjes së sotme në programin e mëngjesit në televizionin BTV.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ka dëshmi dhe persona të arrestuar për vënien e zjarreve, përmes një aksioni të koordinuar dhe të menduar mirë, veçanërisht për Shkupin. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Mickoski sot vlerësoi se pas zjarreve të shumta të djeshme, situata është nën kontroll dhe hodhi poshtë akuzat e opozitës për mosazhurnim në përballjen me zjarret.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se me shumë mundësi pas pushimeve do të ketë takim me udhëehqësinë e kompanisë turke "Kazanxhi grup" për të përcaktuar prioritetet pas nënshkrimit të Memorandumit që e njoftoi dje. Njëherit informoi se javën e ardhshme, më 16 korrik, do të vendoset gurthemeli i parkut me erë në Shtip, të cilin do ta ndërtojë "Alkazar Enerxhi".

Shkup - Bashkëpunimin mes Qeverisës dhe Kryqit të Kuq duhet ta rrisim në nivel më të lartë. Dhashë fjalë se ai aktivitet do t aketë fokusin tim personal në të ardhmen dhe se shumë shpejtë në kuadër të Qeverisë me ministrat e resorit do të organizojmë takim, të shohim në çka nga këto programe të cilat i kanë ministritë me fokus kryesor të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografissë dhe Rinisë, bashkarisht mund të bashkëpunojmë me Kryqin e Kuq, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski pas ngjarjes me rastin e 80-vjetorit të formimit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Me aktivitet të koordinuar diplomatik ndërsektorial, arritëm të sigurojmë një periudhë shtesë dhe të fillojmë me implementimin e atyre rekomandimeve, tha kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar vendimin e Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s për të shtyrë regjistrimin e rajonit të Ohrit në Listën e trashëgimisë botërore të rrezikuar.

Shkup - Dje janë shuar 66 zjarre në ambient të hapur, ndërsa për momentin në vend aktive janë pesë zjarre dhe pesë zjarre janë vënë nën kontroll, deklaroi në konferencën për shtyp Stojançe Angelov, udhëheqës i Shtabit kombëtar për mbrojtje civile dhe drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, reagoi ashpër ndaj deklaratës së ministrit bullgar të Punëve të Jashtme, Georg Georgiev, i cili kryeministrin Hristian Mickoski e quajti "kryeministër verioro-maqedonas". Filipçe deklaratën e vlerësoi si ofenduese dhe të pahijshme, duke cekur se qëndrime të tilla nuk kontribuojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore.

Shkup - Me propozim ligjin për punë të brendshme nuk ofrojmë ndryshime kozmetike as mbushje të boshllëqeve, por kemi një qëllim të vetëm të ndërtojmë një sistem funksional, efikas dhe korrekt. Me këtë ligj, po hedhim themele të reja për strukturën kadrovike dhe organizative të Ministrisë, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon intensivisht me proceset e dixhitalizimit dhe kështu po i sjell shërbimet e saj më afër qytetarëve - që nga sot, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është i disponueshëm elektronikisht një nga shërbimet më të kërkuara të qytetarëve në sportelet e MPB-së: Vërtetim për vendbanimin për adresën aktuale.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Astrit Iseni zhvilloi një vizitë pune në Njësinë policore Tearcë.

Shkup - Problemi me demografinë është proces i ndërlikuar i cili kërkon përfshirje të të gjithë faktorëve të shoqërisë, por faktorë të rëndësihëm për përmirësim janë vendet e sigurta të punës, rrogat dhe besimi në sistem. Segment i rëndësishëm është edhe përforcimi i dialogut për politika gjinore familjare me përgjegjësi. Që të arrihet e tërë kjo, nevojiten masa konkrete që do të realizohen në terren, konkluduan pjesëmarrësit në debatin e sotëm në Shkup që e organizoi Zyra e Fondit për popullatë e Kombeve të Bashkuara.

Shkup - Gjykatësi i procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup solli vendim për caktim të masave për sigurim të pranisë kundër dy personave të dyshuar për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat M, që ndodhi gjatë zjarrit në lagjen e Shkupit Vizbeg.

Romë - Rusia duhet të financojë rindërtimin e Ukrainës kur të përfundojë lufta e shkaktuar nga pushtimi i Moskës, deklaroi sot kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta.

Abu Dhabi -  Liderët e Armenisë dhe Azerbajxhanit, Nikoll Pashinjan dhe Ilham Aliev, sot nuk arritën përparim në një takim në Abu Dhabi në raundin e fundit të bisedimeve për t'i dhënë fund konfliktit midis dy vendeve, i cili ka zgjatur pothuajse katër dekada, njoftuan të dy vendet.

QËNDRONI TË LIDHUR