• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 17 gusht/ 2024

Shkup - Drejtori i Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik (NQP), Dragi Kushovski, në intervistë për MIA-n, konfirmoi se për momentin qarkullojnë numër i pamjaftueshëm i autobusëve për të plotësuar itinerarin e vozitjes dhe u bëri thirrje institucioneve t'u dalin në ndihmë për rinovimin e flotës së vozitjes së NQP-së. Itinerari ndryshon në varësi të asaj se sa autobusë ka në dispozicion NQP në baza ditore, shprehet Kushovski, duke bërë të ditur se ndërmarrja përballet me mungesë prej 40 autobusësh për të plotësuar itinerarin veror të vozitjes. Për momentin, NQP ka rreth 190 autobusë, ndërsa duhen 235 autobusë për të plotësuar orarin veror të vozitjes.

Shkup - Me rastin e Ditës së Armatës - 18 Gusht, në orën 19:00, në kazermën e Shkupit "Ilinden" do të bëhet qitje artilerie nderi me shkrepjen e 10 togave nga armët artilerike të batalionit artilerik të Armatës.

Shkup - Këshilli Gjyqësor dje në një mbledhje urgjente solli vendim të formohet një Komision që do ta konstatojë gjendjen reale lidhur me vendimet e miratuara nga ana e Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa në lidhje me rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak derisa në vijim ishte procedura e ekstradimit.  Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se pyetja që duhet të shqyrtohet seriozisht në këtë rast është se pse është vendosur që Ramadani të jetë në arrest shtëpiak dhe shtoi se pikërisht për shkak të zhvillimeve të tilla në gjyqësor besimi është shumë i ulët. LSDM-ja opozitare, nga ana tjetër, kërkon përgjegjësi nga MPB-ja dhe ministri Pançe Toshkovski dhe mendon se ata "në mënyrë të ngathët po rrotullojnë se fajin e ka gjykata”.

Shkup - Vënia e shtetit në peng ekonomik dhe politik të një vendi tjetër është një hap shumë i gabuar. Tre gjenerata do t'i kthejnë huazimet e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE-së, pas të cilave fshihen qëllimet e dukshme të turbullta, thekson kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Siç njofton LSDM-ja, ai në një intervistë për të përjavshmen Fokus, vlerëson se kredia nga Hungaria është në fakt plan biznesi i Mickoskit, i cili me siguri do të shkojë në dëm të qytetarëve. 

Shkup - Gjatë ditës së djeshme, kishte gjithsej 48 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat për momentin 13 janë aktive, tetë janë nën kontroll, ndërsa 27 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat. Aktive janë zjarret në komunën Makedonski Brod në Jasen, në lagjen e shtëpive të uikendit Belica ku digjet pylli me pisha. Zjarri në Galiçicë, është në lindje në drejtim të fshatrave Leskoec dhe Stenje, në komunën e Resnjës, ndërsa në territorin e Ohrit në perëndim drejt vendit Vojtino dhe në veri drejt shtëpisë malore. Është përfshirë bimësia me kërcell të ulët dhe pylli i ahut.

Shkup - Në VK Tabanoc për dalje dhe hyrje vërehet frekuentim i rritur i automjeteve. Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata, kumtoi LAMM. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

 Shkup - Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar pasi automjeti "Suzuki" me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga Leski - Zërnovci, afër Koçanit, njofton MPB-ja. "Më datë 16.08.2024 rreth orës 17:20 në Stacionin Policor Koçan është raportuar se në rrugën rajonale fshati Leski - fshati Zrnovci, rrethinën e Koçanit, automjeti i pasagjerëve   "Suzuki" me targa të Vinicës, i drejtuar nga R.S (62). fshati Viniçka Kërshlla, Komuna e Vinicës, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është lënduar rëndë pasagjeri S.A.(55) nga fshati Viniçka Kërshlla, i cili është dërguar në Spitalin e Shtipit, ku më pas ka ndërruar jetë. Ndërkaq,  lëndime të lehta ka marrë shoferi dhe pasagjeri tjetër M.S (60) nga fshati Viniçka Kërshlla,  konstatuar në spitalin e Koçanit", theksojnë nga MPB-ja.

Dellçevë - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski sot në mëngjes ka mbajtur takim pune me pemëtarët dhe bujqit nga Dellçeva, Berova dhe Pehçeva. Qëllimi kryesor i bisedimeve ishte plasmani dhe blerja e kumbullave nga rekolta e sivjetshme, e cila arrin në rreth 2500 tonë për këto tri komuna.

Dibër - Tashmë tre ditë tërbohet zjarri në malin e Stogovës mbi fshatin Gari të Dibrës.  Sipas Xhetan Miftaroskt komandant i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve Dibër, për momentin janë duke intervenuar së bashku me punëtorët e njësisë së repartit të NP "Pyjet Kombëtare" "Stogovë". 

Kavadar - Një zjarr i madh shpërtheu në rrethinën e fshatit Sirkovë i cili për fat të keq po përhapet shpejtë, informoi sot kryetari i komunës së Kavadarit Mitko Jançev në Fejsbuk."Me ndërhyrje është shpëtuar ferma, por tani lufta me zjarrin vazhdon drejt pyllit, Të gjitha ekipet janë në terren dhe shpresojmë në lokalizim të shpejtë", shënoi Jançev.

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite dhe në orët e mbrëmjes në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe me kushte për paraqitje të stuhisë lokale. Temepratura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë. UV=8. Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në lokale. Në fund të ditës në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të bie në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë 39 gradë.

Tiranë -  Sistemi Europian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFI) bëri të ditur se në Shqipëri nga data 1 janar 2024 deri më 15 gusht, janë djegur gjithsej 29 143 hektarë me pyje. Vetëm gjatë javës së fundit, në Shqipëri janë djegur nga zjarret 2.390 hektarë pyje. 

 Athinë - Pesë persona janë arrestuar dhe një person është në kërkim, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një kafene në plazhin në Hanioti të Halkidikit, ku sipas mediave greke kanë marrë pjesë shtetas bullgarë, ndërsa dhe nuk  përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për përballje mafioze, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankara - Një zjarr pyjor po shkon drejt zonave të banuara të qytetit turk të Izmirit. Gjatë natës, 900 persona u evakuuan nga pesë zona të Izmirit. Zjarri ka dëmtuar 16 ndërtesa dhe 78 persona kanë mbetur të lënduar, 29 prej të cilëve janë shtruar në spital. Helikopterët dhe avionët e zjarrfikësve vazhduan shuarjen e flakëve mëngjesin e sotëm, pasi u ndaluan mbrëmë për shkak të erës së fortë.

Moskë - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zaharova, tha se Ukraina përdori raketa perëndimore, me shumë gjasa HIMARS amerikane, gjatë shkatërrimit të djeshëm të urës mbi lumin Sejm në rajonin Kursk. Ajo ka shkruar në Telegram se vullnetarët që ndihmuan në evakuimin e civilëve janë vrarë. Zaharova theksoi se përgjegjësit për sulmin do të ndëshkohen rëndë.

Bejrut - Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa tre janë lënduar gjatë një sulmi izraelit ndaj një ndërtese banesore në qytetin Nabatie, në Libanin jugor. Në rajon në javët e fundit tensionet janë rritur pas sulmit vdekjeprurës në Rafshnaltën e Golanit, për të cilin Izraeli e akuzoi Hezbollahun. Izraeli u përgjigj me vrasjen e komandantit të lartë të Hezbollahut në periferinë e Bejrutit.

Bejrut - Numri i të vdekurve në sulmin ajror izraelit ndaj rajonit në Libanin jugor është rritur në 10, ndër të cilët janë edhe dy fëmijë. Numri më i madh i viktimave janë shtetas të Sirisë, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Agjencia gazetareske e Libanit, rpaortoi se është sulmuar fabrika për tulla në periferinë e qytetit Al-Kafur në rajonin Nabatie. Mes të vdekurve është kryepunëtori i fabrikës së tullave, i cili është shtetas i Sirisë dhe e gjithë familja e tij.

Bejrut - Numri i viktimave në sulmin izraelit ndaj Libanit jugor është rritur në nëntë, kumtoi Ministria libaneze e Shëndetësisë. Izraeli sulmoi një ndërtesë banesore në qytetin Nabatie, me ç'rast u lënduan pesë persona. Armata izraelite kumtoi se objektiv i forcave të armatosura ajrore ishte një depo për armë të Hezbollahut në Nabatie.

Doha - SHBA dje në negociatat paqësore në Doha prezantoi një propozim të ri, të ndryshuar për armëpushim në Rripin e Gazës, por Hamasi i hodhi poshtë "kushtet e reja". Ndërmjetësuesit e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit, pa praninë e përfaqësuesve të Hamasit dy ditë diskutuan për marrëveshjen e armëpushimit në Rripin e Gazës. Ata deklaruan se negociatat do të vazhdojnë janë tjetër në Kajro.

 Otavë - Në qytetin  Montreal të Kanadasë për pothuajse  150.000 shtëpi është lëshuar paralajmërim për përmbytje për shkak të plasjes së tubit të ujit pranë urës Zhak Kartie. Uji i ardhur  ka përmbytur rrugë, trafiku është paralizuar, ndërsa njerëzit janë duke u evakuuar nga ndërtesat.

QËNDRONI TË LIDHUR