18:00/19 shtator/2025
Shkup - Në brifingun e sotëm me gazetarët, kryeministri Mickoski tha se jo të gjitha kërkesat nga KE-ja në aspektin e ligjeve do të pranohen, veçanërisht kërkesa për liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë nuk do të pranohet, sepse, siç theksoi ai, kjo do të thotë një rritje e çmimit prej dy deri në tre herë, veçanërisht në tre vitet e para të liberalizimit. "Nuk do ta pranojmë as kërkesën për rritje të mjeteve për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilat në ndryshimet e ligjeve kërkojnë që gjyqësorit t'i sigurohet 1.3 përqind e PBB-së në vit, ose dyfishi i shumës që është aktualisht. Kjo do të thotë 100 milionë dollarë në vit, dhe 250 milionë dollarë brenda pak vitesh. Personalisht, besoj se këto paga që ata marrin aktualisht nuk i meritojnë sepse kanë një vlerësim prej vetëm 2 për qind. Me atë që kërkojnë, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të varionin nga 300 deri në 350 mijë denarë në muaj. Kjo është arsyeja pse i kemi kërkuar Ministrisë së Financave të kryejë një analizë krahasuese se sa është ndarë për gjyqësorin në Gjermani, Kroaci, Hungari,... dhe ta paraqesim atë në KE", tha Mickoski.
Shkup - Në seksionin e Axhendës së reformave dhe Planit për rritje në Ballkanin Perëndimor në raportin e qershorit të këtij viti, u renditëm pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa në dhjetor presim të renditemi të parët, theksoi sot ministri i Çështjeve Evropiane. Orhan Murtezani. Ai në takimin e sotëm me gazetarët, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, tha se Mali i Zi aktualisht është i fokusuar në mbylljen e kapitujve të hapur, ndërsa Shqipëria, nga ana tjetër, në hapjen e kapitujve të rinj. Kjo, siç tha ai, është një mundësi më e madhe që vendi të përqendrohet në Planin e rritjes sesa Mali i Zi dhe Shqipëria dhe për këtë arsye, shtoi ai, pret që ne të jemi më të mirët në raportin e ardhshëm në dhjetor.
Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, sot vizituan lagjen e Hasanbegut, ku ndoqën nga afër punimet për ndërtimin e Kanalit të ujërave atmosferike, që kalon përmes kësaj lagjeje. Mexhiti, siç informojnë nga MMJPH, gjatë vizitës tha se prej shumë vitesh, Hasanbegu ka pritur realizimin e që është premtuar e sërpremtuar nga qeveritë e kaluara, por që kurrë nuk u realizuan.
Shkup - Qeveria, në një komunikatë drejtur mediave reagoi ndaj kritikave nga partia opozitare LSDM në lidhje me masën për angazhimin e 400 zjarrfikësve, duke i quajtur pretendimet e opozitës "manipulime dhe sulme politike". "LSD vazhdon ta keqpërdorë kohën e vet mediatike për të manipuluar me faktet dhe për të përhapur gënjeshtra, masa për 400 zjarrfikës është edhe një sulm në vargun e sulmeve politike të paskrupullta. Në vend që t’i përkushtohen të vërtetës, ata përsëri përpiqen të krijojnë kaos dhe të manipulojnë opinionin me informacione të pasakta" theksohet në komunikatën e Qeverisë.
Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov në Valeta, Maltë, ku në kuadër të preisdencës malteze me Këshillin e Evropës mbahet konferenca e ministrave të drejtësisë, e nënshkroi protokollin e tretë plotësuese të Konventës Evropiane për bashkëpunim të ndërjsellë në materien penale Me këtë, siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, shteti ynë është një nga vendet e para që janë qasur drejt protokollit me çka e ka shprehur qartë përcaktimin që të kontribuojë në mënyrë aktive dhe të marrë pjesë në luftën e përbashkët kundër krimit që nuk njeh kufij.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se rezultatet e matjes së cilësisë së ajrit të kryer në Trubarevë, më 13 dhe 14 shtator, pas zjarrit në depon "F-Grupaciioni", tregojnë tejkalim të konsiderueshëm të kufijve të lejuar për grimcat "PM10", plumb, kadmium dhe arsenik, si dhe se janë matur përqendrime të larta të grimcave dhe metaleve të rënda. Në komunikatë theksohet se më 18 dhe 19 shtator, gjithashtu, është zbatuar një matje e vazhdueshme e cilësisë së ajrit, e cila tregon se për momentin nuk ka tejkalime të vlerave kufitare dhe se përqendrimet e grimcave "PM10" janë brenda kufijve të lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut.
Prilep - Policia e Prilepit ka arrestuar 13 persona pas një rrahjeje masive para Spitalit të përgjithshëm "Borka Taleski" në Prilep. Konflikti fizik mes dy grupeve, të cilët, për t'i qetësuar një person zyrtar ka qëluar në ajër. Ndryshe, tre personave u është dhënë ndihma e parë mjekësore, të cilët kanë marrë lëndime të lehta trupore nga goditjet në kokë. Siç informojnë nga SPB Manastir në Policinë e Prilepit sot rreth orës 12 është raportuar se para Spitalit të përgjithshëm "Borka Taleski" në Prilep ka ndodhur një rrahje fizike mes dy personave, të cilët kanë përdorur sende druri ose sende tjera.
Bruksel - Sanksionet tona po shkaktojnë dëme dhe kanë një ndikim të dukshëm në financat publike dhe rritjen ekonomike të Rusisë, prandaj Bashkimi Evropian duhet t'i forcojë këto masa në mënyrë kolektive së bashku me partnerët e tij, derisa të arrihet paqja, porositi sot Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, me rastin e propozimit të Komisionit Evropian për një paketë të re të sanksioneve ndaj Rusisë. "Sot vendeve anëtare u propozuam paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Me të i synojmë sektorët kryesorë që mbështesin përpjekjet ushtarake të Rusisë. Qëllimi është çdo burim të ardhurave për Kremlinin me të cilin vazhdon agresionin e tij", tha Kallasi në një vido deklaratë.
Budapest - Miqësia është e rëndësishme edhe në politikë, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orbani me rastin e vendimit të SHBA-së për të hequr vizat për qytetarët hungarezë nga 30 shtatori. Orbani theksoi se kur Donald Trampi u kandidua për një mandat të dytë presidencial, të dy ranë dakord "të heqin sanksionet e së majtës amerikane kundër Hungarisë". "Do të duhen muaj që vendimi të kalojë nëpër procedurën burokratike amerikane, por presidenti Tramp e mbajti fjalën e tij dhe u dha hungarezëve mundësinë të udhëtojnë pa vizë në SHBA", theksoi Orbani.
Bagdad - Shërbimi Irakian për Luftë Kundër Terrorizmit sot bëri të ditur se në një operacion të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-të në Sirinë fqinje, është eliminuar komandanti Abdul Rahman al-Halabi, një nga liderët e Shtetit Islamik (SHI). Komandanti Omar Abdul Kader Basam, i njohur si Abdul Rahman al-Halabi, ishte shef i operacioneve të jashtme dhe sigurisë së SHI-së. Ai akuzohet për udhëheqjen e sulmeve në disa vende, përfshirë bombardimin e Ambasadës Iraniane në Liban, dhe për planifikimin e sulmeve në Evropë dhe SHBA, të cilat u parandaluan falë punës së shërbimeve të inteligjencës", potencohet në komunikatën e Shërbimit Irakian për Luftë Kundër Terrorizmit.