09:00/13 janar/2026/
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot sot të realizojë takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së Anxhela Ageler.
Shkup - Komisioni i Kuvendit për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot në kuadër të seancës së 29-të do ta shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2024.
Shkup - Prokuroria themelore publike Kavadar solli Urdhër për zbatim të procedurës hetimore për dy rsate të ndara në të cilat ka dyshime për vepër penale - Dhunim i fëmijës i cili nuk ka mbushur 15 vite nga neni 188 i Kodit penal, kumtoi sot Prokuroria publike.
Vevçanë - Me defile tradicionale nën maska në mesditë fillon Karnavali i Vevçanit.
Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, në disa vende nëpër rrugë të lagështa, informon LAMM në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit do të fryjë erë mesatare perëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -12 deri në -3 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 0 deri në 7 gradë Celsius.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes paralajmëroi se shërbimet e inteligjencës presin sulm të ri masiv rus ndaj vendit në disa ditët e ardhshme, transmeton DPA.
Kiev - Forcat ruse mbrëmë kanë kryer sulme të mëdha raketore ndaj Kievit dhe Harkovit, njoftuan autpritetet ukrainase.
Nju-Jork - SHBA-ja para Këshillit të Sigurimit të KB-së e dënoi përdorimin rus të raketës balistike të gjeneratës së fundit "Oreshnik" në Ukrainë, duke e karakterizuar hapin si "përshkallëzim të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm".
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se secili vend që tregton me Iranin do t'i nënshtrohet doganës prej 25 për qind për të gjitha transaksionet që i realizon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.