• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/18  shkurt/2023

Munih - Maqedonia e Veriut ka qëndrim të qartë në politikën e  jashtme të saj dhe nuk ekzston alternativë në bashkëpunimin ndërkombëtar  lidhur me  çështjet e sigurisë, deklaroi për MIA-n kryeministri Dimitar Kovaçevski  në Munih, ku merr pjesë në  Konferencën e 59-të të Sigurisë në Munih. Kryeministri shpjegoi se Maqedonia e Veriut është një vend që merr pjesë në misionet paqeruajtëse të NATO-s, megjithatë edhe të KB-së dhe njëkohësisht kryeson me OSBE-në, duke përmendur këtu edhe moton e kryesimit tonë me Organizatën se jemi të fokusuar tek njerëzit dhe ndaj mbrojtjes dhe sigurisë së tyre. 

Munih - Angazhimet e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për promovimin e sigurisë rajonale dhe zhvillimin e shoqërive demokratike për një rajon të qëndrueshëm dhe prosperues ishin tema të bisedës në takimin e sotëm në Munih ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së 59-të të Sigurisë në Munih. Kovaçevski dhe Vuçiq theksuan se integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor është interes politik, i sigurisë dhe ekonomik i BE-së.

Munih  - Integrimi i vendeve të Ballkanit në familjen e madhe evropiane është një nevojë reale e rajonit, konkluduan në takimin e sotëm në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih,  kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryesuesja  e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.  Në takimin, në të cilin ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, Kovaçevski dhe Krishto i konfirmuan marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve si dhe angazhimin  për intensifikimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme. 

Shkup  - Në organizim të Institutit  Alternativa Liberale dhe Economic Fundamentals Initiative nga SHBA-ja sot në Tetovë do të mbahet  Konferenca #EconLit2023.   Në konferencë do të bisedohet për edukimin dhe arsimimin ekonomik, do të diskutojnë ekspertë, ndërsa do të marrë pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Shkup  - Mendoj se është koha edhe me VMRO-DPMNE-në të bisedojmë, nëse publikisht apo jashtë syve të opinionit, pa marrë parasysh, të fillojë një debat thelbësor përmbajtjesor rreth ndryshimeve kushtetuese, pse është problem  të përfshihen bullgarët në Kushtetutë,  pse është problem për ne maqedonasit, si mund të na rrezikojë. Nëse hyjmë në një diskutim të tillë, besoj se do të vijmë në argumente të arsyeshme, se është vërtet tragjike ta bllokojmë shtetin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian për shkak të kësaj çështjeje, tha zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi.

 Munih  - Me rëndësi të madhe për Maqedoninë e Veriut është mbështetja nga Estonia në transferimin e përvojës dhe njohurive të saj në transformimin digjital, që pritet të rezultojë me zhvillim të shpejtë të shërbimeve elektronike, të cilat i siguron administrata publike në vend, u potencua sot në takimin në Munih të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryeministres së Estonisë, Kaja Kalas.

 Munih - Domosdoshmëria e përshpejtimit të procesit për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, me prioritet të Maqedonisë së Veriut, ishte tema e takimit të sotëm ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevskit me përfaqësuesin e  BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Në takim, siç bëri të ditur Qeveria, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq. 

Shkup  - Në Kodër të Diellit mëngjesin e sotëm janë matur 33 centimetra borë. Në Hanet e Mavrovës shtresa  e borës është 11 centimetra, ndërsa në Llazaropole pesë, informon DPHM. Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët jugperëndimore me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë  deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri në 20 gradë. 

Shkup - Me rastin e festës fetare “Shpirtërat”, nga ana e Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të trafikut për sigurimin e zhvillimit pa pengesa të trafikut, bëri të ditur MPB-ja.

Ankara  – Më shumë se 45.000 persona kanë humbur jetën në tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, sepse  shumë të tjerë ende konsiderohen të zhdukur. Sipas të dhënave të fundit, në Turqi kanë humbur jetën  39.672 persona, ndërsa në Sirinë fqinje më shumë se 5.800 persona.

 Munih –  Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni sot tha   se BE-ja mund të jetë partner me industrinë ushtarake që ta rrisë prodhimin e municionit për Ukrainën dhe për t'i ripërtërirë rezervat e veta Ajo e krahasoi këtë plan me atë që bëri Unioni gjatë pandemisë kur ishte e nevojshme të prodhoheshin sasi të mëdha vaksinash kundër koronavirusit. 

Munih  - Perëndimi duhet të shmangë kujdesin e tepruar në dërgimin e armëve për Ukrainën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia fiton në pothuajse njëvjeçare. "Disa janë të shqetësuar se mbështetja jonë për Ukrainën paraqet një rrezik që mund të shkaktojë përshkallëzim", tha shefi i aleancës ushtarake në një panel diskutimi gjatë Konferencës treditore të Sigurisë në Munih. 

Kiev  – Kievi njoftoi se Rusia ka kryer sulme të reja raketore që shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike. Paralajmërimet për sulm ajror që jehuan në të gjithë vendin mbrëmë,  u pezulluan mëngjesin e sotëm, njoftoi DPA.  Andrij Jermak, shefi i kabinetit të presidentit, tha se raketat u hodhën nga aeroplanë në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

QËNDRONI TË LIDHUR