• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 18 nëntor / 2025

Shkup – Qeveria gjithnjë do të qëndrojë në mbrojtje të gjuhës, identitetit dhe historisë maqedonase, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në përgjigjen e pyetjes së deputetit Rexhep Ismail për konkluzionet nga puna e Komisionit të Përzier për Çështje Arsimore Historike me Bullgarinë. Mucunski në përgjigjen tha se ndoshta është rastësi “sulmi i koordinuar ndaj tij nga bashkëkryetari bullgar me Komisionin, Angel Dimitrov dhe deputeti”. “Më befason fakti që brenda pak ditësh çështja e punës së komisionit të përzier dhe një sulm politik ndaj meje u drejtuan nga bashkëkryetari nga pala bullgare, Angel Dimitrov, dhe ju. Ndoshta është rastësi, një sulm i koordinuar ndaj MPJ-së nga Angel Dimitrov dhe Rexhep Ismail. Disa thonë se në politikë nuk duhet të besosh në rastësi, por unë do të zgjedh me mirëbesim se ky është një sulm i koordinuar i rastësishëm”, tha Mucunski.

Shkup - Deputetët e LSDM-së dhe Koalicionit sot paraqitën nismë për formimin e një Komisioni Hetimor për tragjedinë në Koçan, të cilës iu bashkuan edhe deputetët e të Majtës, ndërsa ishte edhe pjesë e kërkesave të familjeve të të vdekurve dhe të lënduarve, thuhet në kumtesën e LSDM-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. Komisioni hetimor duhet të përcaktojë të gjithë të vërtetën, si dhe në çfarë mënyrë u kërcënua siguria e të pranishmëve në objektin në Koçan, të përcaktojë dështimet institucionale, shkeljet e dispozitave ligjore dhe të gjejë përgjegjësinë politike.

Shkup - Ministria e Drejtësisë në 18 muajt e fundit ka miratuar mbi 20 ligje, i ka dorëzuar ato në procedurë qeveritare dhe disa të tjera janë duke u përfunduar dhe janë gati. Asnjëherë në historinë e Ministrisë së Drejtësisë nuk janë përgatitur kaq shumë ligje në një periudhë kaq të shkurtër kohore, tha Ministri i Drejtësisë Igor Filkov, duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Kuvend. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Jovana Trençevska nga LSDM, pse nuk zbatohet reforma në gjyqësor dhe kush do të mbajë përgjegjësi për bllokadën, Filkov i kujtoi asaj se ajo ishte pjesë e qeverisë që solli ndryshimet e dëmshme në Kodin Penal dhe i tha se "Kodi Penal do të miratohet" dhe se "pres mbështetje nga ju edhe për ligjet e tjera".

Shkup - Diskutimi për pagën minimale dhe kërkesa për rritje të saj ishin pjesë e seancës së sotme parlamentare, në të cilën deputetët e opozitës kërkuan përgjigje nga Ministri i Ekonomisë. Ministri Besar Durmishi tha se Qeveria është për rritjen e pagës minimale, por se për këtë duhet të dakordohen sindikatat dhe punëdhënësit. Në përgjigje, Durmishi tha se nëse paga minimale rritet pa justifikim ekonomik, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të përballjen me një problem që do të reflektohet me largimin nga puna të punëtorëve.

Shkup - Kuvendi pasdite në kuadër të seancës së 70-të i verifikoi mandatet e tre deputetëve të rinj, Aleksandra Nikollovska, Martin Stojanovski dhe Mito Andonov. Stojanovski vjen në vendin e Igor Nikovskit, i cili paraprakisht e ka njoftuar KSHZ-në se nuk e pranon mandatin. Ata vijnë në vendin e Beti Stojanovski-Trajkovska, Jane Micevski dhe Dejan Prodanovski, të cilët janë zgjedhur për kryetarë komunash në Kisella Vodë, Sopishtë dhe Prilep.

Shkup - Rritja e ndërgjegjësimit publik, inkurajimi i fëmijëve për të folur hapur dhe ofrimi i njohurive dhe mjeteve për parandalim dhe mbrojtje për të rriturit është qëllimi i Fushatës Kombëtare "1 nga 5 - Ndalo dhunën seksuale ndaj fëmijëve", zbatimi i së cilës filloi sot në kuadër të projektit "Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit", i financuar nga Bashkimi Evropian. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme, të cilat u ndanë në promovimin e fushatës, midis viteve 2020 dhe 2024, në vend janë raportuar 508 raste të dhunës seksuale dhe ngacmimit të fëmijëve. Fushata zbatohet nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi së bashku me Avokatin e Popullit dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit.

Shkup - Operatori kombëtarë i tregut të energjisë elektrike - MEMO ShPKNj Shkup, mbajti prezantimin e debatit publik për "Rregullat e regjistrimit të pjesëmarrjes në tregun e enegjisë elekrike dhe rregullimin e tregut të marrëveshjeve dypalëshe". Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Komisioni Rregullator i Energjetikës, MEPSO, ESM, si dhe kompani furnizuese, tregtarë dhe prodhues të energjisë elektrike, u prezantua dhe Raporti i punës së MEMO-s për vitin aktual. 

Varshavë – Polonia do ta rrisë nivelin e kërcënimit në disa linja hekurudhore dhe njëherësh do ta mbrojë infrastrukturën kyçe, njoftoi sot kryeministri Donalld Tusk pasi ishin dëmtuar binarët e hekurudhës që qon drejt Ukrainës. “Shefi i agjencisë për siguri të brendshme dhe ministri i Punëve të Brendshme mu lutën ta vendos nivelin e tretë të kërcënimit, Çarlli, për shkak të kërcënimeve terroriste”, deklaroi Tusk para parlamentit. "Vendimi do të zbatohet për linja të caktuara hekurudhore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet nën nivelin e dytë të kërcënimit."

Banja Llukë - Ish ambasadori amerikan, Uillijam Montgomeri, deklaroi se SHBA-ja tani ka një president qasja e të cilit ndaj Ballkanit Perëndimor është i ndryshëm dhe se është i sigurt se pikëpamja e tij në Republikën e Serbisë, gjithashtu, do të jetë e ndryshme, siç tregohet dhe shfuqizimi i sanksioneve. Montgomeri sot në Banja Llukë deklaroi se SHBA-ja dhe administrata e re amerikane tani punojnë për të ndryshuar marrdhëniet me Ballkanin Perëndimor. "Është shenjë e mirë që sanksionet janë shfuqizuar dhe nëse dikush do të punojë për të ndryshuar këtë marrëdhënie, ajo është administrata e Donald Trampit", tha Montgomeri para studentëve në Fakultetin e Filozofisë në lidhje me librin e tij "Jetë jo/diplomatike - të përkthyera në gjuhën serbe". 

Budapest - Brukseli po përballet me probleme të mëdha, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban, duke i thënë dhe kryteares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, se "do të ketë çka të thotë", në lidhje me kërkesën e saj për mjete financiare shtesë për Ukrainën.  Në një publikim në Fejsbuk, ai deklaroi se kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kishte dërguar një letër të jashtëzakonshme vendeve anëtare, duke kërkuar mjete shtesë "për financimin e Ukrainës".  "Do të kemi çka të tregojmë dhe për këtë", tha Orban. 

Bruksel - Ambasadori amerikan në NATO, Metju Uitaker, sot deklaroi se aleatët evropianë duhet të ndërmarrin një qasje "më agresive" ndaj Moskës dhe të vazhdojnë planet për të përdorur asetet e palëvizshme ruse për të financuar përpjekjet e luftës së Ukrainës. Ai shtoi se ky veprim do të ishte një “hap i rëndësishëm” në forcimin e financave të Kievit “për disa vite”, ekonomikisht dhe ushtarakisht.  "Por, mendoj se kjo do të tregonte gjithashtu një hap të ri - një Evropë më agresive. Është koha të veprojnë me guxim", tha Uitaker në intervistë për televizionin Blumberg në Berlin

Bruksel - Paskal Donahju sot dha dorëheqje nga funksionet kryetar i Eurogrupit dhe ministër irlandez i Financave, me qëllim që ta ndërmarrë postin e drejtorit menaxhues në Bankën Botërore. Në dorëheqjen, Donahju potencoi se mundësia për të shërbyer si kryetar i Eurogrupit për të ka qenë një nga nderimet më të mëdha dhe privilegj, punë në të cilën ka qenë tërësisht i përkushtuar, e tani në kohë të ndryshimeve të mëdha në botë, dëshiron ta bëjë të njëjtën edhe me punën në Bankën Botërore, e cila, siç thuhet, ëshët institucion vital në nivel global. "Duke punuar me kolegët në Eurogrup, jemi përballur me shumë sfida, duke përfshirë pandeminë Kovid, efektet e inflacionit në rritje për shkak të luftës së pajustifikuar ndaj popullit të Ukrainës dhe pasojat për Evropën nga një bote që ndryshon me shpejtësi", tha Donahju, i cili ka shërbyer si kryetar i Eurogrupit nga korriku i vitit 2020.

Uashington - Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan sot do të votojë për një ligj, me të cilën do ta detyrojë Ministrinë e Drejtësisë të publikojë materiale e dhunuesit të abuzimit seksual Xhefri Epshtajn, njoftoi Si-Bi-Es njuz" (CBS News). Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson, përshpejtoi votimin pasi më shumë se gjysma e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, duke përfshirë të gjithë demokratët dhe katër republikanë, nënshkruan peticion, me të cilën bënte thirrje për votim. Sipas "SI-bi-es njuz", votimi në Dhomën e Përfaqësuesve nuk është e mjaftueshme për të miratuar ligjin. Ligji kërkon nga prokurorët federalë të publikojnë të gjitha dokumentet dhe të dhënat e paklasifikuara, si dhe komunikimet dhe materialet hetimore që i ruan Ministria e Drejtësisë, FBI-ja dhe zyra e prokurorit të përgjithshëm, në afat prej 30 ditësh nga miratimi i tij.

QËNDRONI TË LIDHUR