• e shtunë, 14 qershor 2025
MIA Flesh

09:00/15 maj/2025/

Shkup - Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta, si pjesë e turneut të tij në vendet e Ballkanit Perëndimor, sot do të qëndrojë për vizitë njëditëshe në Shkup, ku do të realizojë takim me kryeministrin, Hristian Mickoski dhe me presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova.

Shkup - Në dhomën ligjvënëse sot do të mbahet konferencë me temë "Transformimi i ardhmërisë": Strategjia digjitale për parlament bashkëkohor".

Vinicë - Në Vinicë sot do të zhvillohet konferencë me temë "Qasje deri tek financat për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme" organizuar nga Fondacioni progresiv akademik.

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Deri në fund të ditës dhe gjatë natës priten reshje lokale të shiut që në disa vende do të jenë më të dendura.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se vendi i tij tre ditë do të jetë qendër e Evropës.

Stamboll - Në Stamboll sot mbahen negociatat për prëfundim të luftës në Ukrainë. Edhe përkundër paralajmërimeve për takimin në Turqi nuk do të marrin pjesë prresidenti rus dhe ai amerikan, Vlladimir Putin dhe Donald Tramp.

Antalia - Rusia është në radhë ta bëjë hapin e ardhshlm në negociatat për paqe me Ukrainën, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute në Antalia.

Moskë - Presidenti rus Vlladimir Putin nuk është midis emrave nga Kremlini në listën e personave që duhet të marrin pjesë në bisedimet paqësore për luftën në Ukrainë sot në Stamboll edhe krahas thirrjeve nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski që ai të marrë pjesë. Përbërja e delegacionit rus që do të udhëtojë për në Turqi për negociata me Ukrainën është publikuar në ueb faqen zyrtare për informacione të Rusisë.

Londër - Britania e Madhe do të përforcojë përpjekjet e saj për të luftuar rrjetet kriminale nga Ballkani Perëndimor të cilat mundësojnë migrimin ilegal, deklaroi mbrëmë kryeministri Kir Starmer, disa ditë pasi që paralajmëroi një numër të madh të reformave të cilat do të ndihmojnë në uljen e migrimit.

Gazë - Derisa IDF e sulmon pjesën jugore të Gazës, Izraeli në veri ka lëshuar urdhër për një nga evakuimet më masive të civilëve, njoftoi Bi-Bi-Si.

Meksiko Siti - Të paktën 21 persona humbën jetën në një aksident trafiku në autostradën që lidh shtetet meksikane të Oahakas dhe Pueblas, kumtoi nënpunësi i lartë i shtetit meksikan.

QËNDRONI TË LIDHUR