MIA Flesh
- Shkup - Kam nderin të jem mes mysafirëve të presidentit të Republikës franceze, Emanuel Makron i cili është nikoqir i ngjarjes globale e cila duhet të krijojë bazë për parandalim të pasojave afatgjata për të ardhmen e botës, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
- Post By Sara Ademi
- 17:55, 9 qershor, 2025
18:00/ 9 qershor/ 2025
Shkup - Kam nderin të jem mes mysafirëve të presidentit të Republikës franceze, Emanuel Makron i cili është nikoqir i ngjarjes globale e cila duhet të krijojë bazë për parandalim të pasojave afatgjata për të ardhmen e botës, theksoi presidentja Gordana Siljanovska-Davkova.
Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Sijanovska Davkova është drejtuar në Konferencën e tretë të Kombeve të Bashkuara për oqeanin (UNOC3) për mbështetje të zbatimit të Objektivit 14 për zhvillim të qëndrueshëm "Ruajtje dhe shfrytëzim i qëndrueshëm i oqeaneve, detrave dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm", që po mbahet në Nicë, Francë.
Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Sijanovska Davkova është drejtuar në Konferencën e tretë të Kombeve të Bashkuara për oqeanin (UNOC3) për mbështetje të zbatimit të Objektivit 14 për zhvillim të qëndrueshëm "Ruajtje dhe shfrytëzim i qëndrueshëm i oqeaneve, detrave dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm", që po mbahet në Nicë, Francë.
Shkup - Në Kuvend sot në kuadër të seancës së 54-të debatohet për propozimin qeveritar që Azir Aliu të bëhet ministër i shëndetësisë. Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalën e tij të propozimit për Azirin tha se beson që energjia e tij dhe njohuritë do të sjellin një dimenzion të ri në menaxhimin me sistemin shëndetësor.
Shkup - Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane (KÇE) u takuan me ambasadorin e Francës, Kristof le Rigole, gjatë të cilit shkëmbyen mendime mbi procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, me theks në mbështetjen franceze në atë rrugë. Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, zëvendëskryetari i KÇE-së, Igor Zdravkovski, theksoi se qëllimi i anëtarësimit të plotë të vendit tonë në BE nuk është vetëm deklaratë politike, por veprim i vërtetë për të përmbushur reformat e nevojshme.
Shkup - Me 65 vota "për", 15 "kundër" dhe asnjë të përmbajtur, Kuvendi sot pasdite e vitoi Azir Aliun ministër të ri të Shëndetësisë në vendin e Arben Taravarit i cili kohë më parë dha dorëheqje nga funksioni i ministrit. Kryeministri Hristian Mickoski paraprakisht në arsyetimin e propozimit për Azirin theksoi se beson që energjia dhe njohuria e tij do të sjellin dimension të ri në menaxhimin me sistemin shëndetësor.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi dhe drejtori i Agjencisë për punësim, Selajdin Beluli sot zyrtarisht e publikuan hapjen e konkursit publik për masat 1.1 dhe 1.2 nga Plani operativ për punësim për vitin 2025, të cilat kanë për qëllim mbështetjen për vetëpunësim të personave të papunë të regjistruar në Agjencinë për punësim.
Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërmarrë hapin e parë praktik për zbatimin e Planit kombëtar të veprimit për Ariun e kaftë, duke vendosur gardhe elektrike me energji diellore për mbrojtjen e fermerëve dhe bletarëve në fshatrat e Sharrit.
Shkup - Prokuroria sot filloi me fjalët përmbyllëse në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, ku prokurorja Zhaklina Trajkovska më shumë se katër orë prezantoi provat, sipas të cilave prokuroria konsideron se është dëshmuar faji për vepra penale për të cilat ngarkohen. Fjalët përmbyllëse të Prokurorisë vazhdojnë më 11 qershor në Gjykatën Themelore Penale, pas së cilës pritet që edhe mbrojtja të japë fjalët përfundimtare mbi çështjen.
Shkup - Nëpunësit policor nga njësia e helikopterëve pranë MPB-së, sot evakuuar një person të lënduar në shpatet e malit Jabllanicë të Strugës, së bashku me ekipin e NJSA "Tigrat".
Shkup - Të mërkurën (11 qershor) në orët e hershme të mëngjesit në rajonin e Qytetit të Shkupit do të realizohet dezinfektimi ajror ndaj mushkonjave. Sektori për Punë Komunale i Qytetit të Shkupit njofton bletarët që në kohë t'i marrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.
Manastir - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov në shoqërim të kryetarit të Komunës, Toni Konjanovski sot realizoi vizitë tek disa institucione nacionale kulturore në Manastir. Ljutkov deklaroi se gjatë vizitës në IN Teatri popullor, IN Qendra për kulturë dhe IN Enti dhe Muezu=Manastir u informua për gjendjet në institucionet nacionale dhe të bëjmë, siç tha, paralele që e kemi gjetur para një viti dhe një vit më pas pasi që unë jam emëruar ministër t'i shohim rezultatet që janë arritur.
Dibër - Në vendkalimin kufitarë "Bllatë" në kufirin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë pranë Dibrës, gjatë fundjavës është regjistruar frekuenca më e lartë deri tani, konfirmojnë statistikat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme ku nga e premtja në orën 10 të mëngjesit deri sot në orën 10 të mëngjesit në hyrjet dhe daljet nga vendi janë evidentuar gjithsej 15.686 udhëtarë.
Dibër - Në Shqipëri po përhapet harta e murtajës te ripërtypësit e vegjël, ku pas qytetit verior Shkodër, raste të infektuara janë regjistruar edhe në Peshkopi dhe qytetin kufitar të Bulqizës, e cila është njëzet kilometra larg Dibrës. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari e Shqipërisë informoi se tufat ku janë regjistruar raste të infektimit janë vendosur në karantinë dhe se mbi 200 krerë janë asgjësuar sipas standardeve përkatëse në fermat në Poshtibë, afër Shkodrës dhe në Martanesh, pranë Bulqizës.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 12 tetor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale në Republikën e Kosovës. Siç theksohet në kumtesën e presidencës, ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore.
Tiranë - Ndajmë të njëjtat vlerësime se komuniteti shqiptar në Bullgari dhe komuniteti bullgar në Shqipëri kanë mbështetjen e parlamenteve, qeverive dhe institucioneve, për ruajtjen e gjuhës e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e prosperitetin, si asete me vlerë dhe ura miqësie mes dy vendeve, tha kryetarja e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit me homologen e saj bullgare Natalia Kiselova, e cila është për vizitë në Shqipëri.
Kiev - Ukraina sot konfirmoi kthimin e grupit të parë të të burgosurve të luftës nga Rusia, mes të cilëve ka të lënduar serioz, ushtarë dhe persona më të rinj se 25 vjet. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se shkëmbimi është kryer në pajtim me marrëveshjen e arritur gjatë negociatave të drejtpërdrejta me Rusinë në Stamboll në fillim të muajit.
Bukuresht - Stuhi e fortë pasdite përfshiu Bukureshtin, duke shkaktuar përmbytje, kaos trafiku dhe probleme me trafikun ajror. Shiu i rrëmbyeshëm ka zgjatur më shumë se një orë, përmbyti dhjetëra rrugë dhe ngadalësoi automobilat dhe këmbësorët.
Shkup - Presidentja e shtetit, Gordana Sijanovska Davkova është drejtuar në Konferencën e tretë të Kombeve të Bashkuara për oqeanin (UNOC3) për mbështetje të zbatimit të Objektivit 14 për zhvillim të qëndrueshëm "Ruajtje dhe shfrytëzim i qëndrueshëm i oqeaneve, detrave dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm", që po mbahet në Nicë, Francë.