MIA FLESH
- Shkup- Projekt-ligji për mbrojtje nga duhani, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, parashikon ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira publike dhe pune të mbyllura, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me këtë vendoset një rregull i qartë dhe universal që mbron të gjithë qytetarët, pa përjashtime dhe pa zona gri.
15:00/ 17 janar 2026
Shkup- Projekt-ligji për mbrojtje nga duhani, i përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë, parashikon ndalimin e pirjes së duhanit në hapësira publike dhe pune të mbyllura, në përputhje me standardet evropiane dhe rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me këtë vendoset një rregull i qartë dhe universal që mbron të gjithë qytetarët, pa përjashtime dhe pa zona gri.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur akuzë kundër një burri dhe një gruaje të cilët, si bashkëpunëtorë, kanë ndihmuar 18-vjeçarin, i cili më 9 janar të këtij viti me automobil "folksvagen pasat" përplasi një grua në Kapishtec, të largohet nga vendi.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk ka ndryshime në marrëdhëniet me SHBA-në pavarësisht vendimit për pezullimin e përkohshëm të procedurave për lëshimin e vizave emigruese për 75 vende, midis të cilave është edhe Maqedonia.
Shkup - Ditëve në vijim do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme. Nesër do të ketë të reshura të dobëta lokale të shiut dhe borës, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës. Të hënën dhe të martën gjatë ditës moti do të jetë stabil dhe i thatë. Të martën nga fundi i ditës, gjatë natës dhe të mërkurën priten të reshura të reja, kryesisht të borës.
Tiranë – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e quajti menaxhimin e Radio Televizionin Publik Shqiptar (RTSH) “shërbimin më të mjerueshëm në botë” dhe deklaroi se shërbimi publik mediatik duhet të reformohet.
Bruksel - Grupi belg për menaxhim me rreziqe (RMG) ka vendosur të rrisë nivelin e rrezikut nga infeksionet respiratore në Belgjikë nga "e verdhë" në "portokalli", pas informacioneve nga autoritetet shëndetësore se gripi po përhapet me shpejtësi dhe se presioni mbi spitalet po rritet.
Bruksel– Në kryeqytetin paraguajan Asunsion sot në prani të krerëve të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Antoni Koshta dhe Ursula Fon der Lajen dhe presidentit të Paraguajit, Santiago Penja Palacios, do të mabjet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit BE-Merkosur (EMPA) dhe Marrëveshjes së Përkohshme Tregtare (ITA) midis dy palëve.
Këln - Agjencia evropiane për siguri të aviacionit (EACA) u rekomandoi aviokompanive që ta shmangin hapësirën ajrore iraniane për shkak të "situatës aktuale dhe potencialin për aksion ushtarak të SHBA-së" në rajon.
Kopenhagen – Në Kopenhagen dhe në disa qytete të tjera daneze, si dhe në kryeqytetin e Grenlandës sot do të mbahen protesta kundër ambicieve të presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin e ishullit.
Damask – Presidenti sirian Ahmed al-Shara lëshoi një dekret me të cilin u rikthehet shtetësia kurdëve dhe zyrtarisht njihet gjuha e tyre.
Uashington - Shtëpia e Bardhë mbrëmë i publikoi emrat e anëtarëve të të ashtuquajturit Komitet të Paqes, cili, sipas planit të Presidentit Donald Tramp, do të mbikëqyrë administratën e përkohshme në Rripin e Gazës, ku armëpushimi që nga tetori i vitit të kaluar po shkelet çdo ditë.
Uashington – Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) dje lëshoi paralajmërime për kompanitë ajrore që të “jenë të kujdesshëm” në hapësirën ajrore mbi Meksikën dhe Amerikën Qendrore për shkak të “aktiviteteve ushtarake”.
Uashington - Princi i Kurorës iraniane në ekzil, Reza Pahlavi, i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në mënyrë aktive protestuesit iranianë në rrëzimin e regjimit në Teheran.
Damask - Armata e Sirisë kumtoi se ka marrë kontrollin e plotë të qytetit Deir Hafer, i cili ndodhet në lindje të Alepos.