• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 25 gusht/ 2025 

Shkup- Shtatori do të jetë muaji i fundit i punës për deputetët para fushatës për zgjedhjet lokale, deri kur duhet të finalizohen të gjitha ligjet që kanë mbërritur në procedurë. Parlamenti do të konvokohet dy herë në shtator - më 2 dhe 12 shtator, me qëllim që të miratojë të gjitha ligjet që kanë mbërritur në procedurë para fillimit të fushatës për zgjedhjet lokale. Këtë e njoftoi sot kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi në konferencën e rregullt të së hënës me gazetarët.

Shtip - Tetë ditë paraburgim për prindin 43 vjeçar nga Shkupi i cili dje gjatë një ndeshje futbolli të gjeneratës 2009-2010 mes klubeve të "Shkupit" dhe Bregallnicës" në stadiumin "Belo Brdo" në Shtip fizikisht ka sulmuar dy futbollist të rinj. Gjyqtari i procedurës paraprake dhe njëkohësisht edhe zëdhënës i Gjykatës Themelore në Shtip, Sashko Georgiev për MIA-n konfirmoi se personit A.A nga Shkupi i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh, pas së cilës do të pasojë gjykim në një procedurë të shkurtuar. Personi i dyshuar do të dërgohet në burgun e Kumanovës. 

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot realizoi një takim pune me drejtoreshën e Klinikës për Kardiologji, Danica Petkoska Spirova, e më pas u takua edhe me drejtorin e Klinikës së Kardio-kirurgjisë shtetërore, Dejan Dimitrovski. 

Shkup - Anëtarja e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Ditmire Shehu për MIA-n konfirmoi se sot ka ngritur padi në Gjykatën Administrative në lidhje me udhëzimin që e votoi KSHZ-ja për numrin e këshilltarëve komunalë.

Shkup- Drejtoria e Policisë Financiare, gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e prokurorit publik të lëndës, kreu një aksion në të cilin u kryen bastisje në disa lokacione në zonën e komunave Likovë, Kumanovë dhe Zhelinë, gjatë të cilit shtatë persona u privuan nga liria dhe u nxorën para gjykatësit për procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale, ndërsa një person nuk është në dispozicion të organeve të përndjekjes.

Shkup- Energjia elektrike e prodhuar në qershor 2025 është më e madhe se energjia elektrike e konsumuar, respektivisht, energjia elektrike bruto e prodhuar totale është 333 640 MWh që është 12.5% më shumë se konsumi bruto i brendshëm i energjisë elektrike.

Dibër - Pas 34 ditësh kufizim, banorët e Dibrës tani kanë normalizim të furnizimit me ujë, pasi sot është shfuqizuar kufizimi në Dibër i cili ishte vendosur më 22 korrik.

Prishtinë- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar një grup të rinjsh shqiptarë në Forumin Evropian Alpbach.

Zagreb- Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së bashku me ministrat e Financave dhe Ekonomisë së Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë sot në Zagreb nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e tregut të kapitalit.

Ankara– Ministri turk i Transportit, Abdulkadir Uraloglu është gjobitur për ngasje të shpejtë të makinës pasi në rrjetet sociale postoi një video ku drejtonte makinën me 224 km/orë në një autostradë, bëri të ditur faqja turke e lajmeve T24.

Berlin - Ish kancelajra gjermane, Angela Merkel deklaroi se është e befasuar që edhe më tej e kritikojnë për politikën e saj ndaj migrantëve dhe për shpehjen "Ne mund ta bëjmë këtë", duke theksuar se qëndron pas saj, pasi për të është i rëndësishëm dinjiteti njerëzor. 

Ankara - Më shumë se 220 tërmete me intensitet të ndryshëm janë regjistruan mbrëmë në rajonin e qytetit Sundurg, rrethin Balikesir, ku më 10 gusht një tërmet me magnitudë 6,1 ballë sipas shkallës Rihter mori një jetë dhe lëndoi dhjetëra persona, transmetoi televizioni turk NTV.

Xheda – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan deklaroi se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza nuk duhet të lejohet dhe theksoi se bota perëndimore po merr gjithnjë e më shumë qëndrim kundër veprimeve izraelite.

Uashington- Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov e ka shfrytëzuar intervistën në gjuhën angleze me mediume amerikane për ta përsëritur refuzimin kategorik të Kremlinit që të pajtohet me iniciativat paqesore të sponsorizuara nga SHBA-ja në Ukrainë, thuhet në raportin e Institutit për studimin e luftës.

Londër- Ish komandanti i forcave të armatosura ukrainase, e tani ambasador në Britaninë e Madhe, Valerij Zaluzhni ka refuzuar thirrje telefonike nga nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens, publikoi "Gardian", duke iu referuar burimeve diplomatike.

Londër- Sulmuesi anglez, Bukajo Saka do të humb ndeshjen e Arsenalit kundër Liverpulit të dielën, si dhe ndeshjet e shtatorit me Anglinë në kualifikimet për Kupën e botës kundër Andorrës dhe Serbisë, për shkak të lëndimit. 

Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp po përgatit një urdhër ekzekutiv me të cilin do të vendosen dënime të rrepta për përdhosjen e flamurit amerikan, duke përfshirë edhe djegien e tij, raporton "Foks njuz".

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp, shpreh dyshime për ngjarjet në Korenë e Jugut vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e ri të vendit, Li Xhae Mjung. 

Shkup- Bordi drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) pranoi sot dorëheqjen e Vasko Skenderovskit nga pozicioni i trajnerit kryesor të reprezentacionit të Maqedonisë në futsall dhe emëroi Gazmend Isenin si pasardhës të tij.

QËNDRONI TË LIDHUR