• e hënë, 16 qershor 2025
MIA Flesh

18:00/15 maj/2025 

Shkup - Shpresoj që në periudhën në vijim, së bashku ta zhbllokojmë këtë proces, me dinjitet, sepse një nga vlerat thelbësore evropiane është pikërisht dinjiteti. Kryetari Koshta tha se rruga drejt anëtarësimit të plotë në BE është frustruese, e vështirë dhe sfiduese, por ne si popull mund të themi se kemi ecur në rrugën më të vështirë për vite me radhë. Fakt është se edhe kombe të tjera që tani janë pjesë e familjes evropiane e kanë ecur atë rrugë, por qytetarët e këtij vendi, një nga vendet më të pakta në zemër të Ballkanit dhe në Evropë, kanë ecur dhe po ecin rrugën më të vështirë, nëse mund të themi se po ecin, sepse jemi në të njëjtin vend ku ishim 20 vjet më parë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë të përbashkët për media me kryetarin e Këshillit të BE-së Antonio Koshta.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Republika e Maqedonisë është ndër ata vendet anëtare të NATO-s të cilët tashmë i tejkalojnë standardet për ndarjen e buxhetit të mbrojtjes, me më shumë se 2,5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV). "Maqedonia prej kohësh ka buxhet për mbrojtjen e cila është mbi 2 për qind. Me projektet për modernizimin e Armatës dhe projekteve infrastrukturore, këto shpenzime do të rriten", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët të kryetarit të Këshillit të BE-së, Antonio Koshta. 

Shkup – Deputeti Bekim Qoku është koordinatori i ri i grupit parlamentar të VLEN, sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Siç bëjnë të ditur nga Kuvendi, përveç emërimit të Qokut, zëvendëskoordinatorë janë emëruar deputetët Merita Kollçi Koxhaxhiku dhe Adnan Azizi.

Shkup - Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët (ASH), sot pasdite te kryeministri Hristijan Mickoski e paraditi dorëheqjen e tij të parevokueshme nga funksioni i ministrit të shëndetësisë. Në letrën drejtuar Mickoskit, të cilën ASH e dërgoi në media, Taravari deklaron se e kreu funksionin e tij "me përkushtim maksimal, transparencë dhe ndjenjë detyre ndaj qytetarëve dhe shtetit".

Shkup - Mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut kemi forcim të vazhdueshëm të bashkëpunimit që përfshinë më shumë fusha dhe institucione. Me çdo ditë të kaluar, po e intensifikojmë dhe po e ngremë në një nivel më të lartë bashkëpunimin tonë me këtë vend mik dhe aleat, njoftoi sot në konferencën për mediat ambasadori turk në vend, Fatixh Ulusoj.  Ai kujtoi se më 28 shkurt të këtij viti kryeministri Hristijan Mickoski ka realizuar një vizitë në Turqi, ndërsa në Stamboll është takuar me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, në të cilin u ra dakord për krijimin e një këshilli të lartë të përbashkët për bashkëpunim strategjik midis dy vendeve.

Shkup - Masat dhe aktivitetet e institucioneve kompetente, ndonëse kontribuojnë në përmirësimin e kushteve për menaxhimin e sigurisë në trafikun rrugor, nuk janë efektive në uljen e viktimave të aksidenteve rrugore, tregon raporti i auditimit me temën "Siguria në trafikun rrugor në Republikën e Maqedonisë së Veriut" nga Enti Shtetëror i Revizionit. “Të dhënat e disponueshme publikisht nga faqja e internetit e Ministrisë së Brendshme tregojnë për gjendje shqetësuese në lidhje me numrin e aksidenteve rrugore që kanë ndodhur në rrugët e vendit: përkatësisht, në periudhën 2020-2023, kanë ndodhur gjithsej 31,176 aksidente rrugore, nga të cilat 15,724 kanë pasur pasoja të rënda dhe 457 persona kanë humbur jetën”, citohet në raportin e ESHR-së.

Shkup – EURODIZEL BS (D-E V) prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve të tjera mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,23 për qind në krahasim me llogaritjen e mëparshme. Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL BS (D-E V) është 66,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS – 95 edhe më tutje do të shitet për 73,5, EUROSUPER BS – 98 për 75,5, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie (EL-1) për 65 denarë. 

Stamboll - Takimi midis delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll ende nuk është anuluar, ndërsa pritet të fillojë së shpejti pas dy deri në tre orëve, deklaroi një burim për mediat ruse. Sipas burimit, asnjëra palë nuk e ka anuluar takimin dhe të dyja palët janë ende të gatshme të fillojnë bisedimet. "Koha për takim ende nuk është caktuar. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë dyshim për anulim. Në Stamboll  është delegacioni teknik rus. Disa përfaqësues amerikanë janë gjithashtu në Stamboll", deklaroi një burim në Ministrinë turke të Punëve të Jashtme.

Ankara - Turqia do të vendosë një mekanizëm të koordinuar për dorëzimin e armëve të Partisë militante Punëtore Kurde (PPK), pasi kjo organizatë e armatosut vendosi të shpërbëhet dhe të ndërpresë luftën e armatosur, publikoi Ministria turke e Mbrojtjes, njoftoi agjencia Anadolia. Ministria e Mbrojtjes njofton se institucionet shtetërore kompetente do të bashkëpunojnë me kolegët në vendet e rajonit me qëllim që të vendoset një mekanizëm për dorëzimin e armëve.

Paris - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nuk do të marrë personalisht pjesë në bisedimet e paqes me Rusinë që mbahen sot në Stamboll, konfirmuan nga Qeveria ukrainase, raporton "Figaro" francez.  "Presidenti vendosi se sot Ukraina do të marrë pjesë në bisedimet me Rusinë në Stamboll", deklaroi një zyrtar i lartë ukrainas, duke shtuar se përbërja e delegacionit ende është në fazën e finalizimit. Sipas burimeve franceze, Zelenski tha se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen në Stamboll sepse "nuk është në nivel presidencial", duke aluduar në faktin se delegacionin rus nuk e udhëheq presidenti Vladimir Putini.

Moskë - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov sot delaroi se situata rreth negociatave ukrainase-ruse në Stamboll është "intriguese", duke theksuar se askush nuk pret një proces të lehtë dhe duke kritikuar përsëri rolin e Perëndimit dhe autoriteteve në Kiev në përshkallëzimin e konfliktit. "Gjithsesi, të gjithë tani po flasin për Ukrainën në lidhje me intrigën që momentalisht po "gatuhet" në Stamboll", tha Lavrovi në një takim të Klubit Diplomatik në Moskë, raportuan mediat ruse.  Ai shtoi se bisedimet do të jenë të vështira dhe kujtoi negociatat e pezulluara nga viti 2022, për të cilat fajësoi Britaninë e Madhe.

Gazë – Në sulmet e intensifikuara ajrore në mëngjes të forcave izraelite mbi Rripin e Gazës u vranë të paktën 115 persona, bëjnë të ditur burimet mjekësore, ndërsa transmetojnë mediat palestineze.  “Tajms of Izrael” bëri të ditur se për momentin nuk është e mundur që të konfirmohet ky numër, e as që dihet sa nga viktimat janë civilë, ndërsa sa janë luftëtarë.  Sulmi ka ndodhur në kohë kur armata izraelite intensivisht po përgatitet për ofensivën e madhe tokësore në Gazë, e cila, sipas përfaqësuesve izraelitë, do të mund të fillojë nëse deri në fund të vizitës së presidentit amerikan Donald Tramp në rajoni nuk arrihet marrëveshje për pengjet. 

Dubai - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot tha se nuk do të arrihet progres në negociatat paqësore për Ukrainën derisa ai personalisht nuk takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. "Asgjë nuk do të ndodh derisa nuk takohemi me Putinin", u tha Trampi gazetarëve në "Er Fors Uan" menjëherë para mbërritjes në Dubai, stacioni i tretë nga vizita e tij në Lindjen e Mesme, njoftuan mediat britanike. Sipas deklaratës së shefit të diplomacisë turke, Hakan Fidan, delegacioni rus dhe ai amerikan kanë mbërritur në Stamboll, ndërsa delegacioni ukrainas jo, njoftuan mediat turke.

Uashington – Çmimi i naftës sot shënon rënie prej mbi dy dollarë për një fuqi pas pikëpamjeve të rritura për arritjen e marrëveshjes mes SHBA-së dhe Iranit për programin bërthamor iranian, që do të mund të shkaktojë heqjen e sanksioneve. Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi sot se SHBA-ja është shumë afër marrëveshjes me Iranin dhe se Teherani gati plotësisht i ka propozuar kushtet e propozuara. Fuqitë e naftës të llojit “Brent” deri në orën 10:05 sipas kohës qendrore evropiane ranë për 3,68 për qind, në 63,66 dollarë për fuqi, përderisa „WTI“ amerikane u lirua për 3,93 për qind, në 60,67 dollarë për fuqi. 

QËNDRONI TË LIDHUR