• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA FLESH

18:00/21 korrik 2025

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Marokut, Nasser Burita, kanë njoftuar thellimin e bashkëpunimit dypalësh, me fokus në ekonomi, energji të rinovueshme, turizëm dhe infrastrukturë. Në takimin e sotëm zyrtar në Shkup, i pari i një ministri të jashtëm maroken në vend, të dy ministrat nënshkruan disa memorandume dhe njoftuan se shprehin interes për vendosjen e fluturimeve direkte midis dy vendeve - një hap që pritet të lehtësojë lidhjen dhe tregtinë.

 Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi sot pati takim me një delegacion zyrtar nga Republika e Azerbajxhanit, të kryesuar nga ministri i Ekonomisë Mikail Xhabarov, me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, bëri të ditur Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Ju lutem, dhimbja është shumë e madhe, të gjithë ende e ndiejmë. Ju lutem, le t'ua lëmë këtë temë brejtësve dhe grabitqarëve politikë, deklaroi sot në Tetovë kryeministri Hristijan Mickoski dhe tha se ndjen keqardhje për dhimbjen e prindërve dhe familjeve të të rinjve që vdiqën në diskoteken e Koçanit.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë Timço Mucunski sot shprehu bindje se propozimi për rezolutë të përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian, me të cilin do të konfirmohet veçantia e identitetit dhe gjuhës maqedonase është arritur dhe tani Sofja e ka radhën, siç tha, të ndalet në anën e progresit, që nuk është vetëm interesi ynë por edhe evropian.

Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se po punon intensivisht me profesorë dhe me ministrin e Ekonomisë dhe Punës, për ndërmarrje të masave për ulje të çmimeve të prodhimeve, si dhe për propozim për analiza të reja për shportën konsumatore. Ai sot nga Tetova në pyetjen për kumimin e sotëm të vlerës së shportës minimale sindikale. e cila është më e lartë për 600 denarë dhe nëse po mendohet për masa të reja, u përgjigj se pret së shpejti të caktohet edhe Këshilli social-ekonomik (KSE), ndërsa në takim do të bisedohet edhe për temën e shportës konsumatore.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri, Hristijan Mickoski deklaroi se një rezolutë e përbashkët me Bullgarinë në Parlamentin Evropian, në të cilën do të konfirmohet veçantia e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase, do të ishte një shembull për të dy vendet që të tregojnë se çfarë do të thotë fqinjësi e mirë dhe mbështetje e ndërsjellë.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi në pyetjen e gazetarëve sot në brifing tha se çështja e pjesëmarrjes së kandidatëve të pavarur në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të zgjidhet, por ai vetë nuk e di se si dhe kur partitë parlamentare do të binin dakord për miratimin e ligjit. Ai thekson se kjo çështje nëse nuk zgjidhet deri në pushime, do të duhet pas pushimeve kah fundi i gushtit.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot realizoi takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Mbretërisë së Marokut, Naser Burita. Pres shërbimi i Kuvendit informoi se takimi ishte "vazhdim i dialogut miqësor midis dy vendeve, me fokus në avancimin e bashkëpunimit të përgjithshëm institucional dhe dypalësh". 

Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me trendin e qarkullimit në industrinë dhe kontributin e degëve të veçanta, si dhe parashikimet afatmesme, informoi se më së shumti impresionon aktiviteti industrial me vendet e huaja. Ai theksoi se kur bëhet fjalë për qarkullimin në industrinë, vërehet një rritje e madhe e cila arrin deri në 20 për qind, ndërsa në periudhën që vijon pret edhe shifra më të larta.

Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski dhe kryetari i Komunës së Tteovës dhe lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nga Tetova porositën se në mënyrë sistematike do të zgjidhet problemi me të punësuarit me honorar në spitalin e Tetovës. Kjo është prëgjigja e tyre ndaj akuzave të Bashkimit Demokratik për Integrim se nuk ka pajtueshmëri pë themelim të marrëdhënies së përhershme të punës për 155 infermieret dhe profilet e tjera në Spitalin klinik në Tetovë.

Tetovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot nga Tetova tha se inkurajon rritja e eksportit të produkteve bujqësore në muajt e parë dhe theksoi se si Qeveri do t'i mbajë këto parametra në afat të mesëm dhe afat të gjatë.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, i cili ndodhet për vizitë zyrtare tek Forcat e armatosura të Republikës së Turqisë, u takua sot në Ankara me mikpritësin e tij, shefin e Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Metin Gjurak dhe ministrin e Mbrojtjes, Jaşar Gyler.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave mbajti takim pune me Dushko Todoroskin, përfaqësues i Misionit të OSBE-së në Shkup. Siç informojnë nga Kuvendi, temë e takimit ishin Angazhimet nga Helsinki për Parlamente sensitive gjinore në Rajonin e OSBE-së.

Kumanovë, 21 korrik 2025 (MIA) - Në Spitalin Klinik në Tetovë, 155 infermierë, mjekë dhe personel tjetër do të marrin kontrata pune të përhershme, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në konferencën e sotme për shtyp. Me këtë, siç tha ai, do të marrë fund agonia e 155 personave, disa prej të cilëve kanë punuar në institucion me vite pa status të zgjidhur. Ai akuzoi BDI-në opozitare se nuk e ka zgjidhur problemin e këtyre personave me dekada, edhe pse ishin në pushtet.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Politikanët duhet të praktikojnë komunikim etik, transparent dhe profesional, të bazuar në fakte, jo në manipulime dhe shprehje fyese, është një nga konkluzionet e prezantimit të sotëm të hulumtimit "Matja e narrativave të dëmshme politike (SHTET-NA)" para deputetëve, i cili u organizua nga Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në Kuvend.

Shkup, 21 korrik 2025 (MIA) - Kampioni i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova nesër pret një sfidë të re në Ligën e Kampionëve. Në raundin e dytë kualifikues, skuadra nga Tetova do të përballet me skuadrën e FCSB (ish-Steaua). "Tani kemi një duel me FCSB, një rkip që është favorit. Sigurisht, kemi bërë një analizë, është një skuadër serioze që ka një histori të mirë. Është një ish-fituese e Ligës së Kampionëve. Lidhur me reputacionin e rivalit, është një gjigant në aspektin evropian me një traditë të madhe. Megjithatë, edhe ne duhet ta ruajmë traditën tonë. Kjo është një ndeshje e madhe për ne, si çdo ndeshje tjetër që do të jetë një duel për prestigj. Do të bëjmë më të mirën tonë", tha trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri, në konferencën për shtyp përpara ndeshjes.

Kiev, 21 korrik 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Kiev u takua me ministrin francez për Evropë dhe punë të jashtme, Zhan-Noel Baro, të cilët biseduan për vazhdimin e mbështetjes mbrojtëse për Ukrainën, mbrojtjen kundërajrore dhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas. "Jemi të gatshëm ta zgjerojmë prodhimtarinë e përbashkët të pajisjes mbrojtëse. Vendimi i kompanive franceze të fillojnë me prodhimin e dronëve në Ukrainë është veçanërisht i rëndësishëm", shënoi Zelenski në një postim në X.

QËNDRONI TË LIDHUR