• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 1 korrik / 2025

Shkup - Terapia e shtrenjtë biologjike është në onkologji, për dy ilaçet gjenerike që nuk i kanë shpërndarësit, ka zëvendësim adekuat. Këtë e theksoi sot drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësor, Sasho Klekovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, pas konferencës së sotme për shtyp. Për momentin kishte mungesë të dy barnave gjenerike në klinikë, një për përdorim të gjerë për sëmundje të shumëfishta të kancerit, ndërsa njëra për disa pacientë me kancer në mushkëri të bardha.

Shkup - Gjykata Kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën dhe Aktin e gjykatës është kompetente që ta vlerësojë kushtetutshmërinë e ligjeve, ndërsa jo të propozim-ligjeve. Si rrjedhojë e kësaj, Gjykata Kushtetuese, nga aspekti i kontrollit abstrakt, është kompetente për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e së drejtës pozitive, gjegjësisht rregulloret e përgjithshme dhe aktet e përgjithshme që janë pjesë e rendit juridik dhe kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e tyre, theksohet në letrën me shkrim nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dërguar si përgjigje e kërkesës së kandidateve të pavarur nga dhjetëra komuna që Gjykata të reagoje ndaj Propozim-ligjit të ri për ndryshimet në Kodin zgjedhor.

Shkup - Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike (BSP) Aleksandar Janev sot realizoi një takim konstruktiv me gjeneralin Arunas Paulauskas, komisionerin e përgjithshëm të policisë lituaneze dhe Gintare Gajmanaite, udhëheqësin e grupit për bashkëpunim ndërkombëtar, të cilët janë pjesë e delegacionit lituanez që është në vizitë të vendit tonë. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në drejtim të sfidave të përbashkëta të sigurisë, siç është lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Shkup – Komisioni kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot në kuadër të mbledhjes së 36-të votoi në procedurë të mëtutjeshme kuvendore, gjegjësisht në lexim të dytë ta dërgojë Propozimin e ligjit për ndryshime të Ligjit për çmimet shtetërore. Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në sqarimin e zgjidhjes ligjore theksoi se qëllimi kryesor i këtij propozim-ligji është harmonizim i terminologjisë dhe kompetencave në Ligjin për çmimet shtetërore me strukturën e re organizative të pushtetit ekzekutiv dhe për këtë zëvendësim të të gjitha nocioneve dhe referencave të cilat kanë të bëjnë me Ministrinë e Kulturës në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit dhe zëvendësim të të gjitha nocioneve dhe referencave të cilat kanë të bëjnë me Agjencinë për Rini dhe Sport në Ministrinë e Sportit. Theksoi se këto ndryshime janë me rëndësi teknike, por thelbësore. 

Shkup - Anëtarët e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve sot dhanë mbështetjen e tyre për ligjet për reformën administrative - Propozim- ligjin për të punësuarit në sektorin publik, Propozim- ligjin për nëpunësit administrativ dhe Propozim- ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativë në lexim të dytë. Pakoja e ligjeve u përcoll për procedurë të mëtejshme në Kuvend. Për propozim- ligjin për të punësuarit në sektorin publik brenda afatit të caktuar janë dorëzuar katër amendamente nga propozues të autorizuar të cilat u tërhoqën para fillimit të seancës. Për propozim- ligjin për nëpunësit administrativ nuk u dorëzuan amendamente nga propozues të autorizuar. Për propozim- ligjin për zhvillimin profesional dhe trajnimin e nëpunësve administrativ është dorëzuar një amendament i cili u tërhoq para fillimit të seancës së Komisionit.

Shkup - Agjencia e Aviacionit Civil (AAC) sot shpalli Thirrje publike për bashkëfinancim të trajnimeve të kandidatëve për marrjen e licencave në fushën e operacioneve fluturuese për vitin 2025. Do të financojë deri në 50 për qind të kostos së trajnimit të 27 kandidatëve. Drejtori i AAC-së, Dragi Stojanoski thotë se Agjencia po ndërmerr masa për tejkalimin e situatës me mungesë serioze të personelit në aviacion. Ata kanë vendosur që një pjesë të mjeteve nga të cilat financohet AAC t'i ndajnë për përparimin e aviacionit civil.

Shkup - Thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve drejt integrimit evropian ishte në fokus të takimit midis ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, dhe ministrit të sapoemëruar të Integrimit Evropian të Serbisë, Nemanja Staroviç, në margjinat e Samitit të Agjendës së Rritjes së BE-së që po mbahet në Shkup. Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Çështjeve Evropiane, Murtezani e uroi homologun e tij serb Staroviq për emërimin e tij në këtë funksion dhe shprehu besimin se përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë me dinamikë dhe proaktivitet të ri në drejtim të avancimit të agjendës evropiane të rajonit.

Shkup - Ministri për Çështjet Evropiane, Orhan Murtazani, sot ishte nikoqir i Panelit të 2-të në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes, i cili u mbajt në Shkup, informojnë nga Ministria e Çështjeve Evropiane. Në kumtesë bëjnë të ditur se paneli „Fokusimi në shtyllat e Planit të rritjes“, u zhvillua në praninë e ministrave për Çështje Evropiane nga Ballkani Perëndimor, përfaqësuesve të lartë të Komisionit Evropian, si dhe përfaqësuesve të organizatave rajonale dhe institucioneve ndërkombëtare financiare. Në adresimin e tij hyrës, Murtezani u shpreh se „e ardhmja fillon me vizion, ndërtohet përmes unitetit dhe lulëzon në stabilitet“. Duke  u rikujtuar në fjalët e Nënës Terezë e cila thoshte: “Nuk mund ta ndryshoj botën vetë, por mund të hedh një gur i cili do të krijojë shumë valë“ – ai potencoi se: pikërisht Shkupi është vendi më i përshtatshëm për të folur për rritje – qyteti, ku urat i bashkojnë jo vetëm brigjet, por edhe gjeneratat”.

Shkup – Lideri i Lidhjes Socialdemokrate, Venko Filipçe sot bëri thirrje në konsensus të brendshëm mes të gjithë faktorëve politikë në shtet me qëllim që të definohet mënyra në të cilën do të bashkëpunohet që vendi ta vazhdojë procesin e integrimeve evropiane. Pas takimit me eurokomisaren për zgjerim, Marta Kos, lideri i LSDM-së opozitare tha se si parti mbeten plotësisht të përkushtuar në procesin e integrimeve evropiane dhe se kjo është mënyra e vetme në të cilën shteti mund t’i përforcojë kapacitetet, qytetarët të kenë pozitë më të mirë ekonomike dhe të ketë reformë të vërtetë në sistemin juridik. 

Shkup - Shifrat për dhunën në familje në vend janë shqetësuese dhe nevojitet zgjidhje e plotë me qëllim që të zvogëlohet numri i viktimave, deklaroi sot ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski. "Është fakt se dhuna në familje ekziston dhe është një krim i përditshëm që na ndodh në Maqedoni, ndërsa jemi të vetëdijshëm se një numër i madh i ngjarjeve të evidentuara në fazën e parë në të dytën nuk procedohen, sepse viktimat tërhiqen më shpesh nga ndjekja. Personalisht besoj se duhet të përqendrohemi në ndryshime në këtë pjesë për t'i proceduar në një mënyrë tjetër, sepse shqetësues është fakti në aspekt të numrit të krimeve që lidhen me dhunën në familje dhe është diçka që duhet ta zgjidhim plotësisht", tha ministri pas takimit me homologun e tij lituanez në Shkup.

Shkup - Maqedonia do të hapë dy korsi të reja për dalje dhe një korsi shtesë për hyrje të automjeteve të mallrave në vendkalimin kufitar "Bogorodicë", informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Ministri potencoi se ky veprim pritet të lehtësojë ndjeshëm ngarkesën e cila është e zakonshme gjatë periudhës së verës, veçanërisht për shkak të numrit të madh të turistëve nga rajoni të cilët udhëtojnë drejt Greqisë dhe se pritjet prej disa orësh pritet të reduktohen duke përmirësuar kapacitetin dhe efikasitetin e vendkalimit kufitar.

Shkup - Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta informoi se gjatë vitit të kaluar, me përkushtim dhe transparencë të plotë, e kanë sanuar gjendjen jashtëzakonisht të keqe që kanë hasur në një numër të madh të objekteve shtetërore nën kompetencën e Shërbimit. "Neglizhenca, lënia pas dore dhe mungesa e mirëmbajtjes sistematike në vitet e fundit kanë çuar në një përkeqësim serioz të infrastrukturës dhe funksionalitetit të këtyre objekteve. Duke njohur rëndësinë e pronës shtetërore si një vlerë publike që duhet të mirëmbahet, mbrohet dhe përdoret në mënyrë racionale, kemi zbatuar një sërë aktivitetesh specifike për sanimin, rindërtimin dhe vënien në funksion të një numri të madh të objekteve", thuhet në kumtesën nga SHPPP.

Kumanovë - Një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë, kumtoi policia. Nga SPB Kumanovë paralajmërojnë detajet e aksidentit pas përfundimit të mbikëqyrjes. Nga Ndihma Urgjente në Kumanovë informojnë se kanë intervenuar në një lokacion në bulevardin "Brigada e Tretë Sulmuese Maqedonase", pas çka një person është lënduar dhe është dërguar në kirurgji, ndërsa personi i dytë është dërguar për kontroll, gjithashtu në kirurgji. Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, në konferencën e sotme për shtyp potencoi se semaforët në atë lokacion vazhdimisht janë servisuar për shkak të aksidenteve rrugore. Dimitrievski potencoi se është kryer furnizim publik dhe është zgjedhur një kompani për mirëmbajtjen e sinjalistikës vertikale.

Tetovë - Studentët e vitit të katërt të drejtimit Arkitekturë, në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, realizuan një vizitë studimore katërditore në kryeqytetin e Italisë në Romë. Kjo vizitë u organizua nën udhëheqjen e Prof. Doc. Dr. Nuran Saliu dhe kryetarit të Parlamentit Studentor të FSHZ-së, Albin Haliti, dhe kishte për synim zgjerimin e njohurive praktike të studentëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me trashëgiminë arkitektonike, urbane dhe kulturore të një prej qendrave më të rëndësishme të historisë së arkitekturës botërore.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan (KFOR 34), kolonelin Peter Helzer nga Garda Kombëtare e Oregonit, si dhe komandantin e ri të kësaj komande (KFOR 35), kolonelin Xhonatan Llojd nga Garda Kombëtare e Louisianës. Presidentja Osmani, siç bëhet e ditur në kumtesën e Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK) e falënderoi kolonelin Helzer për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon. Me këtë rast, ajo i ndau atij një Mirënjohje Presidenciale si shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e tij të çmuar.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Joesaar-Ruusalu me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik. “Gjatë takimit, presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Joesaar-Ruusalu për angazhimin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Estonisë. Ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ndërkaq ripërsëriti iniciativën e saj për thellim të raporteve me Estoninë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në kumtesë.

Prishtinë - Falë angazhimit të drejtpërdrejtë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe me mbështetjen e Qatar Fund for Development në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe të Katarit, kanë filluar ekzaminimet mjekësore në Kosovë për invalidët e luftës, si pjesë e një projekti që do t’i pajisë ata me proteza ortopedike të avancuara dhe trajtim mjekësor të specializuar. Ky projekt përfaqëson më shumë sesa ndihmë mjekësore është një akt konkret falënderimi për ata që kanë sakrifikuar gjymtyrët e tyre për lirinë e Kosovës. Ata nuk kanë humbur vetëm një pjesë të trupit, por kanë bërë sakrificën më të dhimbshme në ndjekje të idealit më të lartë: lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Athinë – Tani është koha të investojmë në atë që të gjithë e vlerësojnë si të garantuar. Ndërsa ato janë paqja dhe stabilitetit, porositi zëvendësja e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Radmilla Shekerinska gjatë kohës së pjesëmarrjes në konferencën e Ekonomist në Greqi, ndërsa paralelisht e theksoi domosdoshmërinë që Aleanca të aftësohet në realitetin e ri të sigurisë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.  Shekerinska tha se diskutimi konkret për investime në mbrojtje edhe pse është i vështirë, megjithatë është i domosdoshëm dhe theksoi se nevojitet sinqeritet nga politikanët ndaj qytetarëve, kur bëhet fjalë për temën konkrete. 

Izmir - Vazhdon shuarja e zjarreve në Turqi. Për shkak të temperaturave të larta në pesë ditët e fundit, në vend kanë shpërthyer 342 zjarre. Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë së Turqisë, Ibrahim Jumakli përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të mos ndezin zjarre, publikoi televizioni shtetëror turk TRT Haber. Ai theksoi se gjashtë zjarre të mëdha ende janë aktive në vend. Zjarr ka në Akhisar, Kula dhe Ahmetli në rrethin e Manisës. Në rrethin e Izmirit, zjarre ka në afërsi të Sherefhisar dhe Menderes, si dhe në rrethin Hataj, në Antakija. Zjarret në Izmir janë vënë kryesisht nën kontroll. Në Akhisar dhe Kula, situata është gjithashtu shumë më e mirë se dje. Shpresoj lajme të mira nga të dyja vendet. Ahmetli është një vend më i gjerë dhe zjarri atje u përhap shumë shpejt. Ka kanjone dhe gryka, por kolegët tanë kanë marrë kontrollin e zonave të mëdha në Izmir dhe Manisa", tha Jumakli.

Teheran - Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi në një intervistë për kanalin televiziv amerikan Si-Bi-Es Njuz theksoi se "programi bërthamor i Iranit është bërë çështje krenarie dhe lavdie kombëtare", publikoi një agjenci lajmesh iraniane. Duke iu referuar të drejtës legjitime të Republikës Islamike për të pasuruar uranium, ai theksoi se vendi "i mbijetoi 12 ditëve të luftës që iu imponua, kështu që populli nuk do të tërhiqet nga pasurimi i uraniumit". Ministri i Punëve të Jashtme, gjithashtu, iu referua përpjekjeve të Izraelit dhe SHBA-së për të eleminuar programin bërthamor të Iranit. 

QËNDRONI TË LIDHUR