• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/24 mars/2023

Shkup - Tre zgjidhje të reja ligjore do të stimulojnë progresin e arsimit të mesëm, të arsimit dhe trajnimit profesional, si dhe të arsimit të të rriturve. Draft-versionet janë përgatitur midis më shumë diskutimeve të organizuara gjatë periudhës me palët e interesuara dhe në to janë integruara të gjitha vërejtjet konstruktive. Dy nga ligjet tashmë janë publikuar në sistemin RNEV, ku qytetarët kanë dhënë sugjerimet dhe propozimet e tyre që të avancohet përmbajtja para dërgesës në Kuvend. Së shpejti edhe Ligji për Arsimin e Mesëm do të shpallet në sistemin qeveritar, thonë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH).

Shkup  - Nismat dhe propozimet kryesore që kanë të bëjnë me çështjet e Energjisë dhe Infrastrukturës, në pjesën e lehtësimit të procedurave për instalimin e fotovoltaikëve në kompanitë e mëdha prodhuese, u shqyrtuan në takimin e sotëm të rregullt të zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ekipit ekonomit të Qeverisë me Asociac ionin e kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik.  

Shkup  - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga sot u takua me shefen e Sekretariatit të IRK-së Iniciativa Rajonale kundër Korrupsionit, Desisllava Gotskova, u bisedua lidhur me intensifikimin e bashkëpunimit, detyrat e përmbushura nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ndaj IRK dhe rregullativën ligjore, kumtuan nga Ministria e Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, i informoi përfaqësuesit e IRK-së për aktivitetet aktuale, proceset e digjitalizimit, ndërveprueshmërinë e institucioneve gjyqësore dhe për shpërndarjen automatike të rasteve.

 Shkup  - Shkëmbimi i informatave dhe mirëkuptimi i mundësive për vendosjen e bashkëpunimit në të ardhmen me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e trafikut hekurudhor ishin në fokusin e takimeve të zhvilluara nga një delegacion i NP “HRMV Infrastruktura”, të parapara nga drejtori Hari Lokvenec, në dy ditët e fundit  në Londër. Anëtarët e delegacionit, të shoqëruar nga përfaqësues të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Londër, zhvilluan takime në Ministrinë Britanike të Transportit, Akademinë Kombëtare të Trajnimeve në fushën e transportit hekurudhor, si dhe në Asociacionin e Hekurudhave Britanike.

Shkup - Vendi në janar të këtij viti, vendi ka shpenzuar  gjithsej 709.217 megavat orë energji elektrike, 33.294 milionë metër kub normal gaz natyror, 564.355 tonë qymyr dhe 105.213 tonë derivate të naftës. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, e gjithë energjia elektrike e shpenzuar është siguruar nga burimet vendase, ndërsa 99.8 për qind e qymyrit  të shpenzuar përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. 

Shkup  - Zgjidhja që kërkojmë për pagat e të punësuarve në të gjithë sektorin publik është metodologjia e qëndrueshme dhe afatgjate e bazuar në kritere të përcaktuara në mënyrë objektive. Tashmë po punohet për Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, i cili është publikuar në RVNE dhe është në diskutim publik. Çështjen e pagave do ta zgjidhim së bashku me partnerët tanë - sindikatat dhe punëdhënësit në Këshillin Ekonomik dhe Social, kumtuan sot nga Ministria e Financave (MF).

Shkup - Dy persona nga Haraçina e Shkupit janë arrestuar sot, në automjetin e së cilëve nëpunësit policorë i kanë zbuluar 35 kilogramë marijuanë, në vlerë prej 100.000 eurosh. "Sot në mëngjes nga ana e nëpunësve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Materie të Rrezikshme-Njësiti për Tregti të Palejuar me Drogë në bashkëveprim me Departamentin për Operacione Speciale Policore-NJSAT “Tigri”, Skuadra Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup dhe SPB Tetovë nga liria janë privuar dy persona nga Haraçina-Shkup, gjatë së cilës është parandaluar transporti prej rreth 35 kilogramë drogë", informojnë nga MPB.

Tetovë - Një grup studentësh nga Fakulteti pedagogjik dhe Fakulteti filozofik qëndruan për vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese Tetovë - Vollkovi, në të cilin ekzekutohet masa edukuese "Dërgim në shtëpi edukuese-përmirësuese për fëmijët e gjinisë mashkullore të cilët kanë rënë ndesh me ligjin".

Manastir - Një qytetari dyzet e dyvjeçar nga Manastiri i është keqësuar gjendja pasi ka pirë ujë në një objekt hotelierik pas çka është dërguar në Spitalin Klinik Manastir, ndërsa që atje e kanë transferuar në Klinikën për Toksikologji në Shkup. Drejtori i Klinikës për Toksikologji në Shkup, Ridvan Bajrami për MIA-n e konfirmoi se tek ta është pranuar një pacient nga Manastiri, i cili sipas dëshmisë, ka kërkuar ujë në një objekt hotelierik, por në vend se ujë i është dhënë agjent korroziv.

Shkup - Në polici u raportua dje se një vajzë e mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesja e saj e cila ka përdorur një send të fortë. Siç thuhet në buletinin policor, në stacionin policor Karposh, M.D.(46) nga Shkupi ka raportuar se të mërkurën në ora 10:30 në një shkollë fillore private në Shkup, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga mësuesja e saj, e cila po ashtu ka përdorur një send të fortë.

 Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup i hodhi poshtë si të pabaza ankesat e të akuzuarit Nikolla Gruevski dhe të personit juridik DTUOR L.K.C. SHPKNJ S., ndërsa pjesërisht e pranoi ankesën e të akuzuarit Sasho Mijallkovit për lëndën penale “Parcelat në Vodno”. Njëkohësisht e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar Epopenë e Dukagjinit. Ajo ka thënë se Epopeja e Dukagjinit është një nga ngjarjet më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.

Tiranë - Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Shmid po viziton sot Tiranën, e cila pas takimit me ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, konfirmoi se agresioni rus ndaj Ukrainës ishte një nga temat kryesore të bisedës së tyre. Xhaçka tha se ata konfirmuan edhe një herë qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit të padrejtë të Rusisë kundër Ukrainës dhe se vendi i saj ishte plotësisht dakord me "qëndrimin e vendosur dhe parimor të Sekretares së Përgjithshme Shmid, në lidhje me këtë agresion".

Bruksel - Sektori bankar i BE-së është rezistent sepse ka kapital të madh dhe likuiditet të fuqishëm, thuhet në deklaratën e liderëve të BE-së të miratuar në fund të samitit në Bruksel. Unioni dukshëm e ka përforcuar rezistencën e sistemit bankar të BE-së. Sektori ynë bankar disponon me kapital të fuqishëm dhe pozita të likuiditetit  deklaruan udhëheqësit evropianë. 

Madrid - Bota duhet ta dëgjojë zërin e Kinës në mënyrë që të gjendet dalja nga lufta në Ukrainë, deklaroi sot kryeministri spanjoll, Pedro Sançez, para vizitës së tij shtetërore në Pekin javën e ardhshme. "Kina është akore globale, kështu që dukshëm duhet ta dëgjojmë zërin e saj që të shohim nëse mund ta përfundojmë këtë luftë dhe se Ukraina mund ta kthejë integriretin e vet territorial", tha Sançez pas takimit të Këshillit evropian.

Bruksel – Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni tha deklaroi se nuk beson se ka nevojë për “shqetësim të veçantë” për stabilitetin ekonomik të Evropës, duke u përgjigjur në pyetjen për shqetësimet në sektorin bankar, ndërsa veçanërisht për  Dojçe bank. "Bazat e sistemit janë të forta", tha Meloni pas samitit të liderëve të BE-së në Bruksel. 

Uashington  - SHBA miratoi sot sanksione të reja kundër Bjellorusisë, njoftoi Ministria amerikane në faqen e saj të internetit. Në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14038, Zyra për Kontrollin e Mjeteve të Huaja e Ministrisë së Financave të SHBA-së - OFAK (OFAC) bllokoi llogaritë e tre subjekteve, nëntë individëve dhe në listë i vendosi avionët presidencialë.

Stokholm  - Rritja e çmimeve të prodhimeve në Suedi u ul për të tretin muaj radhazi në shkurt në nivelin më të ulët në 21 muaj për shkak të ngadalësimit të rritjes së çmimeve të energjisë, treguan të dhënat e Entit të Statistikave të Suedisë të publikuara sot. Indeksi i çmimeve të prodhimeve u rrit 9.3 për qind  në nivel vjetor në shkurt, më ngadalë se rritja prej 11.8 për qind në janar. Çmimet vetëm në tregun vendas janë rritur për 7.3 për qind.

Londër – Kryeministri britanik Rishi Sunak sot në takim me homologun e tij izraelit Benjamin Netanjahun  e ka ngritur çështjen e reformave gjyqësore në Izrael, kumtoi zyra e Sunakut. "Kryeministri Sunak e theksoi rëndësinë e vlerave demokratike që janë baza e marrëdhënieve tona, përfshirë edhe reformat e propozuara gjyqësore në Izrael", theksohet në kumtesë. 

QËNDRONI TË LIDHUR