MIA FLESH
- Shkup - Procesi i Berlinit kontribuon në përmirësimin e bashkëpunimit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor në arritjen e standardeve të Unionit dhe është një platformë e shkëlqyer për mbështetjen e integrimit në BE dhe një qasje unike ndaj dialogut dhe bashkëpunimit brenda vetë Ballkanit Perëndimor, por nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE. Agjenda jonë e reformave dhe vlerësimi ynë për arritjen e këtyre angazhimeve është një pjesë e madhe, ndoshta më e madhja, në vlerësimin e integrimit të mëtejshëm në BE, por rruga drejt Unionit nuk realizohet vetëm përmes nismave. Këto ishin disa nga mendimet e panelit Procesi i Berlinit pas Londrës 2025 - Hapat e ardhshëm për dimensionin parlamentar të procesit, në kuadër të ngjarjes së organizuar nga Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Monitorimin e Zbatimit të Angazhimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes me temën "Agjenda e Reformave dhe Procesi i Berlinit përmes Prizmës së Integrimit Evropian: Roli i Parlamentit në Zbatimin e Prioriteteve Rajonale".
18:00/ 1 dhjetor/ 2025
Shkup - Procesi i Berlinit kontribuon në përmirësimin e bashkëpunimit brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor në arritjen e standardeve të Unionit dhe është një platformë e shkëlqyer për mbështetjen e integrimit në BE dhe një qasje unike ndaj dialogut dhe bashkëpunimit brenda vetë Ballkanit Perëndimor, por nuk është zëvendësim për anëtarësimin në BE. Agjenda jonë e reformave dhe vlerësimi ynë për arritjen e këtyre angazhimeve është një pjesë e madhe, ndoshta më e madhja, në vlerësimin e integrimit të mëtejshëm në BE, por rruga drejt Unionit nuk realizohet vetëm përmes nismave. Këto ishin disa nga mendimet e panelit Procesi i Berlinit pas Londrës 2025 - Hapat e ardhshëm për dimensionin parlamentar të procesit, në kuadër të ngjarjes së organizuar nga Grupi Parlamentar Ndërpartiak për Monitorimin e Zbatimit të Angazhimeve të Procesit të Berlinit dhe Agjendës së Reformave të Planit të Rritjes me temën "Agjenda e Reformave dhe Procesi i Berlinit përmes Prizmës së Integrimit Evropian: Roli i Parlamentit në Zbatimin e Prioriteteve Rajonale".
Shkup- Kuvendi është i hapur për të rinjtë dhe idetë e reja, potencoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në hapjen solemne të programit të Vullnetarëve për vitin 2025, që u zhvillua sot në shtëpinë ligjvënëse. Programi u lejon të rinjve të njihen nga afër me punën e Kuvendit dhe të fitojnë përvojë praktike në institucion.
Shkup - Deri te Kuvendi kanë arritur propozimet për ministrat e rinj të VLEN-it, informuan pasdite nga kabineti i kryetarit të shtëpisë ligjvënëse, Afrim Gashi. Ministrat e rinj duhet të vijnë në vendin e Izet Mexhitit, i cili ishte zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor deri në zgjedhjen e tij si kryetar i Komunës së Çairit, si dhe të ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani.
Shkup - Drejtoria e të Adhurave Publike ka përgatitur një doracak për raportimin dhe vlerësimin e të ardhurave nga jashtë. Në përputhje me Ligjin për tatimin e të ardhurave personale, personave fizikë, rezidentë në shtet, të cilët realizojnë të ardhura nga jashtë janë të detyruar t'i paraqesin ato përmes sistemit të e-Shërbimeve tatimore.
Shkup- Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale po fillon një proces për harmonizimin e Ligjit për Automjete me Rregulloren Evropiane BE 2018/858 dhe standardet moderne në procedurat për miratimin, importin dhe mbikëqyrjen e automjeteve.
Shkup – Pagesa e pensionit të nëntorit është bërë dhe nuk ka kurrfarë problemi në atë pjesë të punës së Fondit të SPIM, theksoi drejtori Nikolla Memov në mbledhjen e sotme të 25-të të Këshillit Drejtues të Fondit.
Shkup - Personeli ekzekutiv makinerik prej sot nga ora 13 ka hyrë në bojkot, që do të thotë se punonjësit do të vijnë në punë, por nuk do t'i kryejnë detyrat e tyre të punës. Për shkak të bojkotit, trafiku hekurudhor i udhëtarëve është në ndërprerje, përkatësisht treni për në Manastir nuk është nisur dhe, sipas paralajmërimeve, nuk do të niset as treni për në Gjevgjeli.
Shkup – Agjencia Informative Mediatike – MIA demanton se ka publikuar intervistë me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, siç është transmetuar në disa rrjete sociale dhe portale. Gjatë kësaj është keqpërdoruar emri i Aleancës, i cili është shfaqur me logo, si dhe fotografi të MIA-s.
Shkup- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, së bashku me kryetarin e Qeverisë, Hristijan Mickoski dhe Akim Ali, shefin e Zyrës së OBSH-së në vendin tonë, sot nënshkruan Strategjinë pesëvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe OBSH-së për periudhën 2026–2030.
Shkup– Kthimi i mjeteve nga TVSH-ja Ime për tremujorin e tretë nuk është ndërprerë, as anuluar, thonë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike. Prej atje theksojnë se në procesin e pagesës te një pjesë të specifikave është paraqitur problem teknik i cili kërkon përpunim të plotë të të njëjtëve.
Shkup- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, vizitoi sot objektin ku është i vendosur sistemi qendror "Qyteti i Sigurt" (Safe City), me rastin e fillimit të periudhës provuese në të cilën kryerësit e kundërvajtjeve të komunikacionit do të pranojnë lajmërim për kundërvajtjen e kryer, informojnë nga MPB.
Paris– Pas bisedimeve amerikano-ukrainase në Florida, duhet të zgjidhen edhe disa çështje më të vështira, deklaroi sot Presidenti ukrainas Volodimi Zelenski, i cili tani do të përpiqet të mbledhë aleatë në Evropë, ndërsa i dërguari special i presidentit amerikan duhet të udhëtojë për në Moskë për të informuar Kremlinin për negociatat.
Gjenevë- Sot, 40,8 milionë njerëz në mbarë botën jetojnë me HIV, ndërsa 1, 3 milionë infeksione të reja ndodhën në vitin 2024, kurse 9,2 milionë njerëz ende nuk kanë qasje në trajtim, publikoi agjencia e OKB-së për SIDA (UNAIDS) me rastin e Ditës Botërore të SIDA-s më 1 dhjetor.
Paris - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se bisedimet e tij disaorëshe me presidentin francez Emanuel Makron ishin të përqendruara në gjetjen e një mënyre për t'i dhënë fund luftës, duke theksuar se paqja në Ukrainë duhet të jetë vërtet e qëndrueshme.
Palembajan- Ekipet e shpëtimit nga Indonezia, Tajlanda, Malajzia dhe Sri Lanka bëjnë përpjekje të mëdha për t'i pastruar rrugët dhe të dërgojnë ndihmë humanitare deri te popullata e goditur nga stuhia tropikale që mori më shumë se 1.000 jetë në Azinë Juglindore dhe Jugore.
Kiev - Në një sulm raketor rus ndaj Dnjeprit kanë humbur jetën katër persona, ndërsa 22 janë lënduar, publikoi sot në "Telegram" guvernatori i atij rajoni ukrainas, Vlladisllav Gajvanenko.
Moskë – Një grua humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj u plagos kur një dron i armatës ukrainase goditi një automobil në fshatin Gruzskoje, rrethi i Borisovit, në rajonin e Belgorodit, njoftoi shtabi operativ rajonal në “Telegram”, transmetoi TASS.