MF: Publikohet prospekti për fletobligacionin e tretë të qytetarëve, norma e interesit është 4,5 për qind
- Ministria e Financave sot publikoi prospektin për emetimin e fletbligacioni të ri të qytetarëve. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarëve, ndërsa qytetarët do të mund të parashtrojnë oferta për regjistrimin e fletobligacioneve deri më datë10 dhjetor 2025.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:30, 26 nëntor, 2025
Shkup, 26 nëntor 2026 (MIA) - Ministria e Financave sot publikoi prospektin për emetimin e fletbligacioni të ri të qytetarëve. Prospekti është publikuar në vlerë prej 100 milionë denarëve, ndërsa qytetarët do të mund të parashtrojnë oferta për regjistrimin e fletobligacioneve deri më datë10 dhjetor 2025.
"Vlera e fletobligacionit të qytetarëve është 10.000 denarë, përkatësisht kjo është vlera minimale që mund të regjistrojnë qytetarët. Norma e interesit të kuponit është 4.5%, ndërsa maturimi i fletobligacionit është 2 vjet, bëri të ditur Ministria e Financave.
Nga atje saktësojnë se ankandi do të mbahet më datë 12 dhjetor dhe se ofertat duhet të dorëzohen në bankat afariste në vend.
"Data e maturimit të fletobligacioneve është data 19 dhjetor 2027, ndërsa pagesa e interesit për vitin e parë duhet të bëhet më datë 19 dhjetor 2026, kurse për vitin e dytë më datë 19 dhjetor 2027", saktësojnë nga Ministria e Financave.
Ky është emetimi i tretë i fletobligacionit të qytetarëve të emetuar nga Ministria e Financave. Dy emetimet paraprake ishin me vlerë të përgjithshme prej 41.1 milionë eurove dhe janë shlyer tashmë, së bashku me interesin për të dy vitet. Në emetimin e parë u regjistruan fletobligacione në vlerë prej 23.5 milionë eurove, ndërsa në të dytin u regjistruan fletobligacione në vlerën prej 17.6 milionë eurove.
Foto: Arkivi i MIA-s