• e hënë, 23 dhjetor 2024

MF për MIA-n: Nga viti 2015 deri në vitin 2022 janë konstatuar 17 parregullsi me fondet e BE-së, për të cilat janë ndërmarrë procedura specifike

MF për MIA-n: Nga viti 2015 deri në vitin 2022 janë konstatuar 17 parregullsi me fondet e BE-së, për të cilat janë ndërmarrë procedura specifike

Shkup, 27 korrik 2023 (MIA) - Departamenti për Koordinim të luftës kundër Mashtrimit me Mjetet e BE-së (AFKOS) nuk ka të dhëna nga Zyra Evropiane për Luftë Kundër Mashtrimit (OLAF) sepse sipas Marrëveshjes kornizë për IPA të vendit dhe rregullores së OLAF, Zyra Evropiane nuk është e detyruar të informojë AFKOS në lidhje me hetimet në vazhdim apo të përfunduara ose me rezultatet e tyre, theksuan nga Ministria e Financave  në përgjigje për MIA-n në lidhje me informatat mediatike për hetimet e lidhura me keqpërdorimet në vend.

Nga Ministria theksojnë se vendi është i përkushtuat në respektimin e rregulloreve dhe dispozitave të ndihmës së BE-së, e cila është bazë për bashkëpunim të shkëlqyer dhe implementimi i ndihmës evropiane në këtë proces që nga viti 2009 ka pasur menaxhim indirekt  dhe të decentralizuar me fondet parainkuadruese të Unionit.

И покрај препораката за кандидатски статус во ЕУ Украина и Молдавија нема да влезат во претпристапните фондови, јави дописничката на МИА од Брисел

"Në këtë kuptim, theksojmë se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut është duke punuar në zbulimin e parregullsive të mundshme, me të cilat organet kompetente do të trajtohen në procedurë të mëtutjeshme. Sipas sistemit të vendosur për menaxhimin e parregullsive, në rast të zbulimit të një parregullsie të caktuar nga strukturat e IPA-së ose një raporti, gjegjësisht sinjali i një parregullsie të mundshme të marrë nga burime të jashtme ose nga shërbimet e Komisionit Evropian, strukturat e IPA-së në Ministrinë e Financave bën një analizë fillestare të rastit dhe më tej lënda i përcillet institucioneve kompetente për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme: Drejtorisë së Policisë Financiare, AFKOS, PTHP/PTHP NKOK dhe Prokurorisë së Shtetit, shtohet në përgjigje.

MF citon se në periudhën nga viti 2015 deri më 2022 janë konfirmuar parregullsi në 17 raste për të cilat janë ndërmarrë procedura konkrete.

"Në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare dhe sistemin e vendosur për menaxhimin e parregullsive, strukturat e IPA-s në Ministrinë e Financave raportojnë në baza të rregullta tremujore statusin e çdo rasti në Komisionin Evropian, më konkretisht OLAF - Shërbimi Evropian Kundër Mashtrimit, nëpërmjet Sistemit elektronik të raportimit të parregullsive", theksohet në përgjigje.

Европската канцеларија Европска канцеларија за борба против измами (ОЛАФ) покрена истрага против Европската агенција за погранична и крајбрежна стража (ФРОНТЕКС) поради обвинувањата за вознем

Ministria e Financave rikujton gjithashtu se më 21 të muajit të kaluar u nënshkruan memorandumet e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe institucioneve kyçe në fushën e mbrojtjes së interesave financiare, si rezultat i praktikës së mirë në vendet anëtare të BE-së, në fushën e mbrojtjes efikase dhe efektive të interesave financiare të Unionit, duke vendosur një koordinim solid të sistemit për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian.

"Gjithashtu, çdo qytetar mund të paraqesë dyshim për parregullsi në adresat në vijim - https://cfcd.finance.gov.mk/?page_id=4971&lang=en, nepravilnosti_EU@finance.gov.mk në ueb faqen zyrtare të Ministrisë së Financave në pjesën "raportimi i parregullsive" dhe në OLAF-FMB-SPE@ec.europa.eu," shtohet në përgjigjen e Ministrisë së Financave për MIA-n.

"Euronjuz Albania" njoftoi javën e kaluar se OLAF në pesë vitet e fundit ka hapur 36 hetime për vendet e Ballkanit Perëndimor për keqpërdorime apo parregullsi në lidhje me fondet evropiane, 18 prej të cilave i referohen keqpërdorimit të fondeve evropiane në vend. Sipas të njëjtit burim, OLAF ka përgatitur shtatë rekomandime për institucionet evropiane dhe autoritetet maqedonase.

Raportin e OLAF për performanca hetimore dhe trende të mashtrimit në vitin 2022, theksohet se për Maqedoninë e Veriut janë hapur  katër hetime, nga të cilat  tre janë mbyllur me rekomandime adekuate. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR