MF: Miratohet Programi i plotësuar afatmesëm për rezervat e mallrave – do të magazinohen 1.300 tonë oriz për konsum 60-ditor
- Në Kuvend dje u miratua Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 13:10, 9 prill, 2025

Shkup, 9 prill 2025, (MIA) - Në Kuvend dje u miratua Programin për plotësimin e programit afatmesëm për krijimin, ruajtjen, ripërtëritjen dhe shfrytëzimin e rezervave të mallrave, propozuar nga Ministria e Financave.
Në rezervat e mallrave do të ruhen 1.300 tonë oriz, respektivisht 2.400 tonë oriz të papërpunuar, ku do të sigurohet konsumi 60-ditor për popullatën dhe për të cilat nevojiten rreth 100 milionë denarë.
"Orizi si kulturë me rëndësi të jashtëzakonshme për popullatën e vendit dhe i përshtatshëm për ruajtjen si rezervë mallrash, përfshihet me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Ligjit të Rezervave të Mallrave. Rezervat e mallrave krijohen nga produktet që kanë rëndësi jetike për popullatën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe do të shfrytëzohen në rast të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme, fatkeqësive natyrore, katastrofave ekologjike, si dhe gjatë çrregullimeve të mëdha të tregut. Rezervat e mallrave përbëhen nga: gruri, misri, elbi, orizi i papërpunuar, kripa ushqimore, vaji i papërpunuar i lulediellit, derivatet e naftës, barnat dhe pajisjet mjekësore" bëri të ditur Ministria e Financave.
Foto: Arkivi i MIA-s