MF: Është bërë emetimi i 23-të i bonos për denacionalizim në shumë prej 1,5 milion eurove
- Ministria e Financave e bëri emetimin e 23-të të Bonove për denacionalizim në vlerë prej 1,5 milion euro, me çka do të dëmshpërblehen kërkues me vendime të plotfuqishme për denacionalizim, të parashtruara në periudhën prej 1 janarit të vitit 2023 deri më 31 dhjetor 2023. Bëhet fjalë për dëmshpërblim të gjithsej 108 kërkuesve.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:17, 29 dhjetor, 2024
Shkup, 29 dhjetor 2024 (MIA) - Ministria e Financave e bëri emetimin e 23-të të Bonove për denacionalizim në vlerë prej 1,5 milion euro, me çka do të dëmshpërblehen kërkues me vendime të plotfuqishme për denacionalizim, të parashtruara në periudhën prej 1 janarit të vitit 2023 deri më 31 dhjetor 2023. Bëhet fjalë për dëmshpërblim të gjithsej 108 kërkuesve.
Bonot për denacionalizim, siç ceket në kumtesën e Ministrisë, janë letra me vlerë të cilat i editon Ministria e Financave, në valutën euro, ndërsa janë të regjistruara dhe të transferueshme pa kufi. Vlera nominale dhe norma e interesit prej 2 për qind në vit e pronarëve të bonove paguhet një herë në vit në periudhë prej 10 viteve, përkatësisht në 10 këste të barabarta, ndërsa për këtë emetim pagesa do të fillojë prej 1 qershorit 2025. Pronarët e bonove të njejtën mund ta materializojnë, përkatësisht me të mund të tregtojnë në tregun sekondar të Bursës së vendit.
"Në pajtim me Ligjin për editim të bonove të Republikës së Maqedonisë për denacionalizim, Ministria e Financave, duke filluar prej vitit 2002, një herë në vit bën emetimin e bonove për denacionalizim, ndërsa Qeveria me vendim e konstaton shumën e bonove për denacionalizim të cilat editohen. Shteti deri më tani ka bërë 22 editime të bonove për denacionalizim në shumë prej 397 milionë eurove", qëndron në kumtesë. ab/
Foto: МIА arkivi