• e martë, 15 tetor 2024

Mexhiti realizoi takim me kreun e OBSH-së në RMV Akim Ali

Mexhiti realizoi takim me kreun e OBSH-së në RMV Akim Ali

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) -  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti ka realizuar takimin e parë me përfaqësuesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe shefin e Zyrës në Shkup, Akim Ali.

Në këtë takim, siç njotuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti dhe Aliu shprehën gatishmërinë e tyre për të forcuar bashkëpunimin e ndërsjellë, veçanërisht për shkak se kushtet e mejdisit ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

Mexhiti theksoi se bashkëpunimi me OBSH-në ka pasur në fusha të caktuara, siç janë ndryshimet klimatike në kuadër të hartimit të Strategjisë Kombëtare për përshtatjen e sektorit të shëndetësisë ndaj ndryshimeve klimatike.

Ai bëri të ditur se deri në fund të vitit ministria do të dorëzojë në Qeveri Projektligjin për Veprimin Klimatik dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe programit IPA, do të vazhdojë drejt përmirësimit të kushteve në mjedis dhe veçanërisht cilësisë së ajrit. mb/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

QËNDRONI TË LIDHUR