• e diel, 22 dhjetor 2024

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi ambasadoren holandeze Xhanel

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti takoi ambasadoren holandeze Xhanel

Shkup, 14 tetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedist Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Uzlem Xhanel.

Siç theksohet në kumtesën e MMJPH-së, Mexhiti dhe Xhanel e vlerësuan në nivel të lartë bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Holandës, si dhe miqësinë mes qytetarëve të dy vendeve si jashtëzakonisht miqësore.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që vendi ynë merr nga Holanda në të gjitha sferat, integrimet evropiane, ekonomia, turizmi si dhe në reformat në gjyqësi.

Holanda, tha Mexhiti, është një nga vendet më të zëshme kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe të drejtën e vendit tonë për tu integruar në familjen evropiane. Mexhiti dhe Xhanel  theksuan se do të punojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, bëri të ditur MMJPH.

Foto: MMJPH

QËNDRONI TË LIDHUR