Mexhiti: Qeveria përsëri do t'i del në ndihmë NQP-së nëse dështon tenderi për naftë
- Qeveria do t'i del në ndihmë NQP-Shkup për nevojat e saj nëse dështon tenderi për furnizimin e naftës, thotë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
- Post By Fami Bajrami
- 14:04, 26 nëntor, 2024
Shkup, 26 nëntor 2024 (MIA) - Qeveria do t'i del në ndihmë NQP-Shkup për nevojat e saj nëse dështon tenderi për furnizimin e naftës, thotë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
"Qëllimi i kësaj Qeverie është decentralizimi dhe këtë e tregojnë edhe mjetet që janë ndarë - këtë vit 100 milionë euro për komunat, vitin e ardhshëm 250 milionë euro, përsëri për komunat që ta forcojnë decentralizimin. Por, kur nuk munden komunat, Qeveria është aty, sepse qytetarët janë më të rëndësishëm për ne. Domethënë edhe kur nuk është përgjegjësia jonë, Qeveria do të vijë të takohet... Ne do të donim që komunat të jenë të forta dhe të menaxhuara mirë, por kur nuk munden, qytetarët janë më të rëndësishëm për ne, ndërsa veçanërisht Shkupi i cili është kryeqyteti", tha Mexhiti i pyetur për përgjigje në lidhje me informacionet e fundit se deri tani askush nuk ka aplikuar duke pasur parasysh tenderin e naftës në NQP dhe nëse tenderi dështon, Qeveria dhe më tej ka mundësi të ndihmojë NQP-në.
Në lidhje me furnizimin e 120 autobusëve elektrikë, ai konfirmoi se është duke u diskutuar dhe se askush nuk e konteston se duhet një masë dhe nëse kjo do duhej zbatuar më herët, tha më mirë vonë se kurrë.
Qeveria, javën e kaluar në një seancë të jashtëzakonshme mori vendim për dhënien e 250.000 litra naftë si hua nga rezervat shtetërore për NQP-në për të tejkaluar kolapsin në transportin publik në Shkup, pasi një pjesë më e madhe e autobusëve të ndërmarrjes së qarkullimit publik kanë mbetur në garazhe për mungesë të derivateve. Situata është normalizuar me intervenimet në sasi, por është e mjaftueshme për rreth 10 ditë, ndërsa me kërkesë të udhëheqsisë së NQP-së, Byroja për furnizime publike u përgjigj pozitivisht për të zbatuar procedurë urgjente për furnizimin e naftës përmes negociatave.
Në lidhje me situatën me komunën e Vinicës, Zërnovcit dhe Çeshinovë-Obleshevës të cilat nuk kanë ku t'i depozitojnë mbeturinat e tyre pasi që qytetarët e Koçanit bllokuan hyrjen në deponinë komunale në atë komunë, Mexhiti tha se problemi ishte i natyrës financiare dhe se Qeveria doli në ndihmë të kësaj kërkese për zgjidhjen afatshkurtër të problemit.
"Detyrimet financiare do të merren nga Qeveria dhe do të kthehen në të njëjtin deponi, si deri më tani. Problemi ka qenë financiar sepse Komuna e Koçanit nuk ka mundur ta përballojë dhe kemi vendosur që t'i takojmë dhe t'i ndihmojmë financiarisht për ta zgjidhur këtë problem në afatshkurtër apo afatmesëm. Për shkak se jemi duke punuar intensivisht me projektin nga Banka Evropiane për Zhvillim, kredia që ka marrë nga Ministria e Mjedisit Jetësor është 55 milionë euro për deponitë rajonale", tha Mexhiti. rq/
Foto: MIA