• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mexhiti priti drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski

Mexhiti priti drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski

Shkup, 24 shkurt 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot, me kërkesë të drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z.Lorkovski, zhvilloi takim bilateral në të cilin u diskutuan çështje të interesit të përbashkët, siç janë Ligji për veprimin klimatik, ndryshimet në Ligjin nacional për mjedisin jetësor si dhe Ligjin për përgjegjësi mjedisore.

Министерот Меџити информирал дека владината процедура за усвојување на предлогот на Законот за климатска акција е во тек, и дека се работи на адресирање на коментарите и мислењата добиени од институциите за што се одржаа средби со различни институции.

Lidhur me procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, ministri Mexhiti theksoi se qëndron pas zgjidhjeve që nuk bien ndesh me parimet e mbrojtjes së mjedisit dhe biodiversitetit.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi përmbushjen e kërkesave evropiane sipas Direktivës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis, statusin e Ligjit për Veprimin Klimatik dhe mekanizmin për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e shkarkimeve të gazeve serrë, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.

Mexhiti dhe Lorkovski, siç theksohet në kumtesën, u zotuan për avancimin e bashkëpunimit tashmë të vendosur. ls/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR