• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Nesër në seancë qeveritare do ta ngrejë çështjen për kontratat në vepër në shëndetësi

Mexhiti: Nesër në seancë qeveritare do ta ngrejë çështjen për kontratat në vepër në shëndetësi

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti paralajmëron se nesër në seancë qeveritare do të ngrejë çështjen për personat e punësuar me kontratë në vepër në shëndetësi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të pajisjeve të reja për testim gjenetik në ASHAM, ministri tha se tashmë gjashtë-shtatë muaj për këtë bisedohet me ministrin e Financave.

"Prej këtu do të drejtoj kritikat në Ministrinë e Financave. Tashmë gjashtë-shtatë muaj kam negociuar me ministrin e Financave. Kryeministri më emëroi mua, Ministër i Financave dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kemi bërë grupe dhe kemi punuar për të njëjtën. Unë kam punuar shumë për këtë dhe nuk e di pse kjo nuk po ndodh. Edhe nesër si anëtar i Qeverisë dhe ministër i Shëndetësisë do ta ngre këtë çështje në mënyrë shumë dinamike dhe pa kompromis, që të shohim se çfarë do të ndodhë me ata persona që janë me kontratë në vepër", tha Mexhiti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Mexhiti tha se do të ketë ilaçe për pacientët onkologjikë. ls/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR