• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Nëse prihemi nga fakti që çdokush që valëvit flamur për Kutleshin, për Shqipërinë e Madhe, duhet të burgosim çdoditë njerëz

Mexhiti: Nëse prihemi nga fakti që çdokush që valëvit flamur për Kutleshin, për Shqipërinë e Madhe, duhet të burgosim çdoditë njerëz

Shkup, 13 gusht 2023 (MIA) - Nëse prihemi nga fakti që çdokush që valëvit flamur për Kutleshin, për Shqipërinë e Madhe, duhet të burgosim çdo ditë njerëz, tha Izet Mexhiti pas reagimeve publike për valëvitjen e flamurit të Shqipërisë së Madhe në Tetovë.

Ai në Asamblenë e sotme të partisë së sapoformuar Lëvizja Demokratike, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për ngjarjet në Tetovë tha për publikun që ta shikojnë më pozitivisht vizitën e kryeministrit të Kosovës Kurti.

"Mendoj se kjo vizitë duhet parë pozitivisht, promovon projekte të përbashkëta siç është rruga Tetovë-Prizren, e cila do t'i bashkojë njerëzit, do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe turizëm më të madh. Unë do t'ju kërkoj të mendoni më pozitivisht. E shoh që me çdo kusht dëshironi të gjeni diçka. Ishte një tubim. Na ndodh çdo ditë, unë shoh edhe harta nga Maqedonia e madhe. Ne ishim edhe në Jomunën e Tetovës, ku para ndërtesës së komunës ka flamur edhe maqedonas edhe shqiptar dhe të komunës, nëse duam të shohim, të bëjmë problem me çdo kusht", tha ai.

Ai theksoi se shembulli me rrugën “Demaçi” nuk duhet të jetë problem, pasi siç sqaroi bëhej fjalë për një person me vlera evropiane.

"Mendoj se ka përfunduar koha që shqiptarët të mbahen me presion dhe me dënime. Edhe për Demaçin është budallëk i vërtetë sepse ai ka vlerë evropiane, ka çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian. Të them të drejtën aty ku kam jetuar rruga ka qenë “7 korriku” dita e kryengritjes serbe, rrugë tjetër është "Krimska", pra nuk ka të bëjë me shqiptarët që jetojnë atje dhe as me Maqedoninë, nënvizoi ai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR