• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti: Në vend ka mbi 200.000 ndërtime pa leje, institucionet të veprojnë kudo dhe pa dallime

Mexhiti: Në vend ka mbi 200.000 ndërtime pa leje, institucionet të veprojnë kudo dhe pa dallime

Shkup, 16 korrik 2025 (MIA) – Në vend, në 80 komuna ka mbi 200.000 ndërtime pa leje dhe nëse gaboj, në komunat shqiptare kryeson Komuna Gostivar, deklaroi sot zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti. 

Në konferencë për media në pres qendrën e Qeverisë, zëvendëskryeministri Mexhiti gjatë kësaj bëri thirrje që institucionet të veprojnë kudo dhe pa dallime. 

“Në vend, në 80 komuna ka mbi 200.000 ndërtime pa leje dhe nëse gaboj, në komunat shqiptare kryeson Komuna Gostivar. Unë ju bëj thirrje institucioneve të veprojnë kudo ku ka ndërtim të palejuar dhe të paligjshëm. Institucionet duhet të lihen të veprojnë kudo, po jo duke bërë dallime, siç kishte intencë nga kryetarja”, theksoi Mexhiti duke aluduar në kryetaren e Qytetit të Shkupit. 

Në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kandidaturat për kryetarë në zgjedhjet e ardhshme lokale, Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN deri në këtë moment ka marrë vendim që t’i ofrojë mbështetje kandidaturës së pavarur të Mendi Qyra për kryetar të Strugës. 

“Ne në VLEN deri më tani kemi vendosur vetëm për kandidaturën për kryetar të Strugës, ku mbështesim kandidatin e pavarur Mendi Qyra. Njëkohësisht, jemi duke pritur rezultatet e anketave nga agjencitë profesionale që do të na japin udhëzime dhe orientim sepse ne, si VLEN, duam të ofrojmë kandidatët më të mirë dhe më cilësorë për kryetar në secilën komunë të cilët do të konfirmojnë fitoren e madhe të VLEN-it në zgjedhjet lokale ashtu siç ishte në zgjedhjet e mëparshme parlamentare”, tregoi zëvendëskryeministri i parë, Mexhiti, duke theksuar se për momentin vetëm për Strugën është vendosur, ndërsa gjithçka tjetër është në tryezë.

Ai shtoi se VLEN-i kontribuon për demokratizimin e skenës politike, dhe për këtë tha, si koalicion do t’i ofrojnë kandidatët më cilësorë dhe më të arsimuar për kryetarë të komunave. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR