Mexhiti në Strugë në fillimin e fazës së parë të projektit për rikonstruim dhe zëvendësim të rrjetit të ujësjellësit
- Në Strugë sot do të mbahet ngjarja me rastin e fillimit të fazës së parë të mega-projektit për rikonstruim dhe zëvendësim të rrjetit kryesor të ujësjellësit nga gypa azbesti.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:56, 27 qershor, 2025
Shkup, 27 qershor 2025 (MIA) - Në Strugë sot do të mbahet ngjarja me rastin e fillimit të fazës së parë të mega-projektit për rikonstruim dhe zëvendësim të rrjetit kryesor të ujësjellësit nga gypat e azbestit.
Në ngjarje do të marrë pjesë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Siç informojnë nga MMJPH, ky projekt kapital i financuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, parasheh investim prej rreth 90 milionë denarëve (1,5 milionë euro) në fazën e parë.
"Qëllimi është përmirësimi i kushteve higjienike dhe mbrojtja e shëdnetit publik, përmes eliminimit të plotë të rrezikut nga gypat e azbestit në sistemin e ujsëjellësit të qytetit. Projekti përfshin rikonstruim të rrugës kryesore dhe 13 degëve, në gjatësi të përgjithshme prej 6,2 kilometra, me kohëzgjatje të paraparë prej 12 muajve", theksojnë nga MMJPH. ab/
Foto: МIА Arkivi