• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: I mbështes protestat, por rasti me Klinikën e onkologjisë po keqpërdoret

Mexhiti: I mbështes protestat, por rasti me Klinikën e onkologjisë po keqpërdoret

Shkup, 18 shtator 2023 (MIA) - Njerëzit të protestojnë, kjo është e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë personalisht si njeri dhe si ministër, mendoj se kjo është mënyra më demokratike dhe çdokush ka të drejtë të protestojë. Dhe unë i mbështesë protestat e tilla. Por, ajo që dua të theksojë, gjithmonë, shohim me rastin e “onkologjisë” se po keqpërdoret. Apeloj që për pikë të lira politike ditore të mos përdoren protestat e tilla", deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. 

Mexhiti i pyetur pas brifingut me gazetarë nëse ka pasur keqpërdorime në onkologji dhe klinika të tjera lidhur me pacientët që vijnë nga vende të tjera, ai tha se për momentin nuk dëshiron dhe nuk do të ndajë informacione në interes të procesit që udhëhiqet nga Prokuroria.

"Prandaj çfarëdo vendimi që Prokuroria të marrë në fund, ai do të jetë publik për të gjithë. Pacientët që janë drejtuar te Ministria e Shëndetësisë dhe te unë personalisht, ne ju kemi dhënë adresën e saktë, të shkojnë në Prokurori. Dhe Prokuroria punon në mënyrë transparente, shumë hapur me pacientët, familjet e tyre, me këdo që ka informacion të saktë. Pra informacionet pastaj shkojnë te prokurorët. Dhe në fund, kur të ketë një vendim përfundimtar, në mënyrë transparente, presim që kësaj pasigurie t'i jepet fund sa më parë", u përgjigj Mexhiti. 

Sipas tij, në pyetje është gjithashtu edhe imazhi i punonjësve shëndetësorë.

Ministri Mexhiti tha se po bëhet regjistrim për të gjitha pajisjet të cilat janë dhuruar dhe nuk janë shfrytëzuar në shëndetësi.  

Për akseleratorin e onkologjisë, thotë se nuk e di pse nuk është përdorur.

"Nëse do të kishte një akselerator të ri me një shumë të tillë financiare dhe të qëndronte nën pluhur për shtatë vjet pa u vënë në përdorim, nuk mund të them pse ka qenë ashtu. Aty ka katër akselerator, dy tashmë janë afër fundit rreth funksionimit të tyre dhe njëri prej tyre, i cili është më i vjetri, mund të ndërrohet, por nga nesër tashmë po fillojmë ta çmontojmë atë pajisje, ajo pajisje ka qëndruar për shtatë vjet në mënyrë që të vihet në funksion. Natyrisht, kompania që ka licencën për atë pajisje duhet të bëhet servisimi dhe ai shërbim siç e dimë tashmë është një shumë shumë e madhe financiare", tha Mexhiti. 

Siç tha ai, sipas drejtuesve të Klinikës së onkologjisë, katër akseleratorë mbulojnë nevojat e pacientëve.

Mexhiti tha se po punohet edhe në qendra të tjera.

"Spitali klinik Manastir, atje ka aparat, është një pjesë e stafit, duhet që edhe pak më shumë të pajiset ai personel, që të mund që edhe atë pajisje ta vëmë në funksion", tha ministri.

Për akseleratorin në Shtip ai tha se fillimisht duhet të ndërtohet infrastruktura. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR