• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Duhet të zgjidhet çështja me të punësuarit në shëndetësi të cilët punojnë me kontrata në vepër

Mexhiti: Duhet të zgjidhet çështja me të punësuarit në shëndetësi të cilët punojnë me kontrata në vepër

Shkup, 17 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot në një deklaratë për mediat tha se duhet të zgjidhet çështja e punonjësve shëndetësorë të cilët shumë vite punojnë me kontratë në vepër.

"Ata punojnë nga pesë-gjashtë vjet me kontrata në vepër, ndërsa disa nga ata edhe më shumë vite. Për këtë çështjen e hapa në mbledhjen e Qeverisë të martën e kaluar dhe patëm diskutim të ashpër me ministrin e financave. Duhet të angazhohemi që këto çështje t'i zgjidhim dhe t'i vendosim në rrugë të drejtë. Mezi e pres mbledhjen e re të Qeverisë të martën që të shoh se cilat janë mendimet dhe çka më tutje", theksoi Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Siç tha, shëndetësia është në gjendje të rëndë dhe duhet të fillohet me punë. Sipas tij, çështjet nuk mund të zgjidhen brenda natës, por është i nevojshëm riorganizim në shëndetësi. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR