• e premte, 22 nëntor 2024

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot do ta vizitojë Haraçinën, ku do të kryejë mbikëqyrje në rregullimin e një pjese të kanalit anësor.

Ky kanal ka rol në mbrojtjen e sipërfaqeve banesore dhe sipërfaqeve të përpunuara nga vërshimet në katër komuna, Haraçinë, Gazi Babë, Ilinden dhe Petrovec, dhe është në gjatësi të përgjithshme prej 27 kilometra.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëroi se është paraparë që gjatë vizitës Mexhiti të japë deklaratë për mediat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR