• e martë, 02 korrik 2024

Mexhiti: Dikur sillnim studentët në Çarshi, sot Grubi na i solli kazinotë

Mexhiti: Dikur sillnim studentët në Çarshi, sot Grubi na i solli kazinotë

Shkup, 29 prill 2024

Bartësi i Listës në zonën një të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, njëherit edhe kryetar i LD-së, takoi qytetarët e Çairit, si dhe vizitoi Çarshinë e Vjetër, duke bashkëbiseduar me tregtarë dhe gastronom të ndryshëm.

"Vazhdojmë vizitat me qytetarët, jemi në Çarshi të Vjetër, respektivisht afër objektit kur dikur ishte pjesë e UT-së, ndërsa sot Artan Grubi na i ka sjellë kazinotë në hapësirën më të frekuentuar siç është Çarshia e Shkupit", ka deklaruar Mexhiti.

Mexhiti ka akuzuar pushtetin se po devijon shoqërinë me investime destruktive dhe kazino që po ja zënë frymën gjeneratës së re.

Mexhiti po ashtu ka prezantuar programin politik duke thënë se programi i VLEN është pragmatik, i kapshëm dhe shumë i denjë për qytetarin dhe shoqërinë e vendit.

Koalicioni VLEN

____________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR