• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti dhe Trençevska në GJAO do ta ​​vizitojnë foshnjën e parë të lindur në vitin 2024

Mexhiti dhe Trençevska në GJAO do ta ​​vizitojnë foshnjën e parë të lindur në vitin 2024

Shkup, 1 janar 2024 (MIA) - Ministrat e Shëndetësisë dhe të Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Mexhiti dhe Jovanka Trençevska në Klinikën universitare të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Shkup do ta ​​vizitojnë foshnjën e parë të lindur në vitin 2024.

Foshnja e parë në vitin 2024 ka lindur në Klinikën universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup në ora 00:00. Fëmija është i gjinisë mashkull, peshon 3.760 gram, është i gjatë 52 centimetra dhe ka lindur me Apgar 10/10.

Siç informojnë nga Klinika universitare për gjinekologji obstetrikë, lindja është bërë në mënyrë natyrale. Ekipi kujdestar i GJAO me në krye prof. dr. Goran Dimitrov solli në jetë fëminë e lehonës 34-vjeçare Natasha Stefkovska nga Shkupi.

"Të porsalindurit i urojmë shëndet dhe fëmijëri të lumtur", thuhet në njoftim.

Në 15 minutat e para të Vitit të Ri, në GJAO kanë lindur tre foshnja. mb/

Foto: MIA dhe GJAO

QËNDRONI TË LIDHUR