• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti dhe Gjorgjievski paralajmërojnë projekt për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës "Cvetan Dimov" në Çair - një nga pikat kritike në qytet

Mexhiti dhe Gjorgjievski paralajmërojnë projekt për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës

Shkup, 19 gusht 2025 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe kryetari i BNJVL-së dhe kandidat i VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit, Orce Gjorgievski sot prezantuan planin për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Çair. 

Mexhiti tha se do të shtohen edhe dy korsi, me çka bulevardi gjithsej do të ketë 6 korsi dhe shteg për biçikleta, ndërsa pjesa në mes të korsive do të jetë e destinuar për gjelbërim. 

Mexhiti tha se projekti do të kushtojë 10 milionë euro, prej të cilave 3 milionë janë paraparë për shpronësim.

Ai tha se së bashku me kandidatin për Qytetin e Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski erdhën për të treguar dhe vërtetuar se ky do të jetë një nga projektet e para të Qytetit të Shkupit.

“Dhe këtu jemi për projektin e bulevardit “Cvetan Dimov”, pra është pika më kritike në Qytetin e Shkupit, për këtë ka projekt kryesor, dmth urbanistik, ka edhe studim për eksproprijim. Pat filluar edhe eksproprijimi, mirëpo nuk kishte vullnet nga Qyteti i Shkupit. Eksproprijimi është diku 3 milionë euro, ndërsa realizimi i projektit është diku 7 milionë euro. Dmth afër 10 milionë euro është zgjidhja e këtij problemi jetik për komunikacionin në qytetin e Shkupit. Nuk prishet asnjë shtëpi, prishen do terrasa, por edhe kur i kanë ndërtuar e kanë ditur që do të vijë një ditë që do të zgjerohet ky bulevard. Siç i shihni pra objektet zakonisht janë terrasa, me vullnet të mirë, edhe për atë do të dëmshpërblehen, diku 3 milionë euro parashihen për eksproprijim, pra nuk do të mbetet asnjë qytetarë që të dëmtohet dhe të mos dëmshpërblehet”, tha mes tjerash Mexhiti.

Nga ana tjetër, Gjorgjievski theksoi se kjo rrugë është një nga pikat kritike të zeza të Qytetit të Shkupit, projekt siç tha ai, është premtuar për rreth tridhjetë vjet nga shumë kandidatë, por edhe nga shumë kryetarë aktualë të komunave që kanë pasur fatin të udhëheqin Qytetin e Shkupit.

Ai theksoi se pas zgjedhjeve lokale kur pret fitore bindëse në Qytetin e Shkupit, theksi kyesor do të vendoset në zgjidhjen e kaosit rrugor në Shkup. Ai theksoi se neve na duhet një qytet i sigurt që do të arrihet me zgjidhje cilësore në komunikacion.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR