• e shtunë, 14 dhjetor 2024

Mexhiti: Agjenda e gjelbër, një mundësi për transformim të madh ekologjik të rajonit në mënyrë të koordinuar

Mexhiti: Agjenda e gjelbër, një mundësi për transformim të madh ekologjik të rajonit në mënyrë të koordinuar

Shkup, 6 nëntor 2024 (MIA)-  Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot mori pjesë dhe hapi konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme, MARES.

Në fjalën e tij, Mexhiti theksoi rëndësinë e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si një pikë kthese për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe individualisht për vendet e rajonit, për shkak të mundësisë që ofron për të realizuar një transformim të madh të rajonin në mënyrë të koordinuar.

“Me këtë lloj transformimi, efikasiteti i burimeve, mbrojtja e natyrës dhe veprimi i klimës do të vendosen në qendër të të gjitha aktiviteteve ekonomike dhe sfidat do të kthehen në mundësi”, tha Mexhiti, duke shtuar se Klasteri 4 i referohet agjendës së gjelbër dhe mobilitetit të qëndrueshëm, dhe si i tillë, ai lejon një pasqyrë të drejtpërdrejtë në lidhjen midis sektorëve, veçanërisht sektorët e energjisë, transportit dhe mjedisit, ku mbulohet legjislacioni nga sektorët në të cilët sektori i energjisë ka ndikim të drejtpërdrejtë - siç është cilësia e ajrit dhe biodiversiteti dhe burimet ujore.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti informoi se sa i përket kontributit sipas masave, peshën më të madhe në numrin e vendeve të punës të reja të gjelbra e zë zgjerimi i ndërtesave ekzistuese të banimit me 42%, ndërtimi i shtëpive pasive 21%, burimet e rinovueshme të energjisë pa stimuj 6% dhe kolektorë termikë diellorë 8%.

“Përdorimi i energjisë së rinovueshme krijon vende pune në prodhim, instalim dhe mirëmbajtje, duke inkurajuar rritjen ekonomike dhe inovacionin në fushën e energjisë. Përveç kësaj, duke diversifikuar burimet e energjisë, burimet e rinovueshme i bëjnë sistemet energjetike më pak të varura nga lëndët djegëse fosile të importuara, duke përmirësuar kështu sigurinë energjetike”, shtoi Mexhiti.

Në konferencën vjetore të Asociacionit të Maqedonisë për energji nga burimet e ripërtëritshme (MARES), Mexhiti shprehu përkrahje për ndërhyrjet në zbatimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, me kusht që të mos cenohet mjedisi dhe natyra.

 

QËNDRONI TË LIDHUR