• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti - Ageler: Përcaktimi euroatlantik dhe anëtarësimi i plotë në BE mbeten prioritet kryesor

Mexhiti - Ageler: Përcaktimi euroatlantik dhe anëtarësimi i plotë në BE mbeten prioritet kryesor

Shkup, 27 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot është takuar me ambasadoren e SHBA-së në vendin tonë Angela Ageler ku theksoi se përcaktimi euroatlantik dhe anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian mbeten prioritet kryesor.

Siç njoftuan nga partia Lëvizja demokratike, lider i së cilës është Mexhiti, në takim, ministri duke theksuar prioritetet kryesore dhe përcaktimet strategjike të Qeverisë së re, gjithashtu siguroi ambasadoren Ageler se si shumicë në pushtet, Qeveria mbetet plotësisht e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve të ndërsjella me partnerin më të madh strategjik dhe aleatin e fortë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"Si zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë në takim, Mexhiti shprehu mirënjohjen e sinqertë për mbështetjen dhe ndihmën e parezervë që SHBA-ja japin në vazhdimësi në drejtim të reformimit të institucioneve dhe forcimit të kapaciteteve demokratike dhe mjedisit demokratik në vendin tonë. Mendimi i përbashkët ishte se duhen rezultate në luftën kundër korrupsionit politik, i cili ka depërtuar thellë në poret e shumë institucioneve. Dhënia e drejtësisë duhet të jetë jo selektive dhe në përputhje me standardet më të larta të shtetit të së drejtës. Që kjo të ndodhë, duhen reforma në sistemin e drejtësisë dhe qeveria është e vendosur ta çojë këtë luftë deri në fund", thuhet në njoftim.

Të dyja palët, thuhet, janë pajtuar se çështja e legjitimitetit politik të Qeverisë së re është çështje e mbyllur. Periudha në vazhdim do të përdoret për të realizuar tranzicion të suksesshëm dhe për të konsoliduar institucionet në vend. Në këtë proces, shtohet se, mbi të gjitha është jashtëzakonisht e rëndësishme mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, në radhë të parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Nga pozita e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti, gjithashtu e informoi Ambasadoren për prioritetet kyçe të Ministrisë që drejton, në drejtim të luftës së pakompromis me ndotësit e ajrit ambiental, në përputhje me standardet më të larta evropiane dhe në kuadër të planit për ajër të pastër. Ai shprehu besimin se do t'i përkushtohemi bashkërisht ndërtimit të burimeve të rinovueshme të energjisë që do të sigurojnë standarde më të larta mjedisore dhe se si një vend i ri, kemi nevojë për përvoja të mira dhe për ndarjen dhe shkëmbimin e njohurive, dhe se mbështetja dhe ndihma nga ana e SHBA-së në përpjekjet tona për të përmirësuar politikat shtetërore për të siguruar një mjedis të shëndetshëm është më se e mirëpritur", thuhet më tej në njoftim.

Mexhiti edhe njëherë shprehu sigurinë nga partneri jonë strategjik se i vlerësojmë lartë të gjitha investimet e mëparshme nga SHBA-të, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të institucioneve dhe zhvillimit socialdemokrat.

"Mbetemi garantues i fuqishëm se Republika e Maqedonisë së Veriut, do të qëndrojë në kursin strategjik", theksoi Mexhiti, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Demokratike. qa

Foto: Lëvizja Demokratike

-Остануваме сигурен гарант дека Република Северна Македонија ќе остане на стратешкиот курс - истакна Меџити, стои во соопштението од Демократското движење. вг/са/

Фото: Демократско движење

QËNDRONI TË LIDHUR