• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mesi: Së shpejti dë të kthehem në fushë

Mesi: Së shpejti dë të kthehem në fushë

Buenos Ajres16 korrik 2024 (MIA) - Kapiteni i kombëtares argjentinase në futboll Lionel Mesi foli për gjendjen e tij pas dëmtimit të djeshëm në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kolumbisë.

Sulmuesi u largua nga fusha në minutën e 66-të të ndeshjes për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

"Turneu ka përfunduar, dua t'i falënderoj të gjithë për urimet dhe fjalët e mbështetjes. Për fat të mirë, jam mirë dhe së shpejti do të jem në gjendje të rikthehem në fushë dhe të shijoj edhe një herë atë që dua të bëj më shumë. Jam i lumtur sepse ia arritëm qëllimit. Faleminderit të gjithëve që na mbështetën, ekipi ynë ka shumë të tashme dhe të ardhme. Përpara Argjentinë", ka shkruas Mesi në rrjetet e tij sociale. 

Argjentina e fitoi Kupën e Amerikës për herë të 16-të në histori, që është një rekord i turneut. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR