• e diel, 30 qershor 2024

Mesi "kundër" Ronaldos më 1 shkurt në Riad

Mesi

Riad, 12 dhjetor 2023 (MIA) -Liga e parë amerikane e futbollit Inter Majami dhe ylli i saj i parë, tetë herë fitues i "Topit të Artë" Lionel Mesi, më 1 shkurt  të vitit të ardhshëm do të janel mysafir në Riad ku edhe do të luajnë ndeshje miqësore kundër klubit saudit Al Nasër, në radhët e të cilit luan Kristijano Ronaldo, konfirmuan sot dy skuadrat.

Do të jetë hera e 38-të që Mesi 36-vjeçar dhe Ronaldo 38-vjeçar do të gjenden në anët e kundërta të fushës, prej të cilëve 30 herë në duelet mesvete të dy yjet e mëdhej të futbollit i mbanin fanellat e Barcelonës dhe Real Madridit.

Dueli tyre i parë ka ndodhur në vitin 2018, kurse i fundit më 19 janar të këtij viti, në ndeshjen miqësore të luajtur nga Al Nasër dhe PSZH-ja.

Portugezi Ronaldo e ka veshur fanellën e Al Nasr-it më 30 dhjetor vitin e kaluar, kurse argjentinasi Mesi e lëshoi PSZH-në franceze më 1 qershor këtë vit dhe u kyç në skuadrën nga Florida pronar i të cilit është ish-përfaqësuesi anglez Dejvid Bekam.ss/

Foto: Fejsbuk

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR