• e hënë, 01 korrik 2024

Mesi ia rekomandoi Barcelonës Skalonin

Mesi ia rekomandoi Barcelonës Skalonin

Majami, 30 janar 2024 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi ka këshilluar Barcelonën që ta angazhojë selektorin e Argjentinës, Lionel Skalonin, njofton "Todofichajes".

Mendimin e tij në favor të ekspertit argjentinas në takimin me drejtuesit katalanas e ka shprehur edhe ish mbrojtësi i kombëtares Havier Maskerano. Kontrata e Skalonit me ekipin kombëtarë është deri në fund të vitit 2026.

Më herët u raportua se Mesi pati një sherr me Skalonin pas humbjes nga Uruguai (0:2) në ndeshjen kualifikuese për KB 2026, por konflikti nuk ndikoi në marrëdhënien e tyre.

Të dielen, 28 janar, trajneri i Barcelonës, Çavi njoftoi se do ta lëshojë funksionin deri në fund të sezonit 2023/2024. qa/

 Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR