• e premte, 05 korrik 2024

Mesi: E meritoj rastin për t'i thënë lamtumirë Barcelonës

Mesi: E meritoj rastin për t'i thënë lamtumirë Barcelonës

Majami, 2 nëntor 2023 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi deklaroi se dëshiron të luajë një ndeshje lamtumire me Barcelonën.

Do të doja të isha në gjendje t'u them lamtumirë njerëzve në një mënyrë tjetër. Kur u largova pata një ndjenjë të çuditshme. Nuk është mirë, duke marrë parasysh gjithçka që kemi ndarë dhe jetuar së bashku. E meritoj rastin t'u them lamtumirë. Barcelona është shtëpia ime, e dua këtë klub. Nëse zhvillohet ndeshja e lamtumirës, me dëshirë ​​do të marr pjesë", tha Mesi për ESPN.

Mesi ka luajtur për Barcelonën nga viti 2004 deri në vitin 2021. Gjithsej ka luajtur 778 ndeshje për klubin spanjoll, ka shënuar 672 gola dhe ka asistuar 303 herë.

Me 31 tetor, argjentinasi 36 vjeçar për herë të tetë e fitoi Topin e artë. si/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR