• e hënë, 15 korrik 2024

Mesi e fitoi trofeun e 45-të në karrierë dhe përmirësoi rekordin e tij

Mesi e fitoi trofeun e 45-të në karrierë dhe përmirësoi rekordin e tij

Majami, 15 korrik 2024 (MIA) - Futbollisti më i mirë argjentinas Lionel Mesi e fitoi trofeun e 45-të ekipor në karrierën e tij. 

Argjentinasit herët në mëngjes e mposhtën Kolumbinë me 1:0 pas vazhdimit në finalen e Kupës së Amerikës 2024.

Mesi në fushë hyri në përbërjen fillestare dhe u zëvendësua në minutën e 66-të për shkak të një lëndimi.

Sulmuesi 37-të vjeçar ka shënuar një gol në pesë ndeshjet e turneut.

Mesi tani ka 45 trofe në karrierën profesionale. Vendin e dytë e mori ish partneri i argjentinasit në Barcelona, braziliani Dani Alvesh, i cili ka 43 fitore në turne. 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR