• e premte, 05 korrik 2024

Mes spektaklit dhe golave, mbyllet me barazim derbi Çellsi- Mançester Siti

Mes spektaklit dhe golave, mbyllet me barazim derbi Çellsi- Mançester Siti

Londër, 12 nëntor 2023 (MIA) - Çellsi dhe Mançester Siti kanë luajtur sonte baras 4:4 në derbin e xhiros së 12-të të kampionatit anglez në futboll.

Për mysafirët e Sitit, Erling Haland hapi rezultatin në minutën e 25-të duke realizuar përmes penalltisë. Pas katër minutash, londinezët barazuan përmes Tiago Silvës. Rahim Sterling ishte ai që kaloi në avantazh "blutë" madje në minutën e 37-të, por Manuel Akanxhi barazoi në minutën e 45-të.

Në pjesën e dytë, Haland shënoi edhe një herë (minuta e 47-të). Nikolas Xhekson përsëri barazoi 20 minuta më vonë. Në minutën e 86-të Rodri solli mysafirët në avantazh, por në minutat në vazhdim 90+5 mesfushori i Çellsit Kol Palmer shënoi golin e katërt për skuadrën e tij nga pika e bardhë për t'i shpëtuar humbjes.

Mançester Siti mban kryesimin e tabelës në Premier ligës me gjithsej 28 pikë. Çellsi (16) gjendet në vendin e 10-të.

"Qytetarët" më 25 nëntor do të luajnë kundër Liverpulit në kuadër të xhiros së 13-të. Në të njëjtën ditë Çellsi do të takohet me Njukasllin.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR