• e premte, 05 dhjetor 2025

Mersie për MIA: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese me respektimin e lirive themelore

Mersie për MIA: Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese me respektimin e lirive themelore

Bruksel, 23 tetor 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian e përshëndet atë që zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ishin konkurruese dhe të drejtat themelore ishin respektuar në masë të madhe, edhe pse ato u mbajtën në një ambient politik të polarizuar dhe me disa mangësi procedurale, deklaroi për MIA-n zëdhënësi i Komisionit Evropian për zgjerim Gijom Mersie.

"BE-ja i shënon rezultatet preliminare dhe konkluzionet e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut më 19 tetor të vitit 2025", theksoi Mersie.

Siaps tij, BE-ja e inkurajon vendin t'i adresojë të gjitha rekomandimet e Zyrës për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut (ODIHR), duke përfshirë edhe për ndryshim të Kodit Zgjedhor. sa/

Foto: MIA arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR