Merci është për marrëveshje tregtare "të shpejtë dhe të thjeshtë" me SHBA-në, Makroni për marrëveshje "të balancuar"
- Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi dje se BE-ja duhet të arrijë marrëveshje tregtare "të shpejtë dhe të thjeshtë" me SHBA-në, dhe jo "të ngadalshme dhe të komplikuar", përderisa presidenti francez Makron tha se vendi i tij nuk do të pranojë marrëveshje e cila nuk është e balancuar.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:31, 27 qershor, 2025
Bruksel, 27 qershor 2025 (MIA) - Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi dje se BE-ja duhet të arrijë marrëveshje tregtare "të shpejtë dhe të thjeshtë" me SHBA-në, dhe jo "të ngadalshme dhe të komplikuar", përderisa presidenti francez Makron tha se vendi i tij nuk do të pranojë marrëveshje e cila nuk është e balancuar.
Ata e thanë këtë në fund të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel, ku kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der lajen, zbuloi se e ka marrë propozimin më të ri nga ana amerikane për negociata të mëtutjeshme për të dhënat doganore.
Paraprakisht, presidenti amerikan, Donald Tramp kumtoi tarifa prej 50 për qind ndaj BE-së, të cilat duhet të hynin në fuqi më 1 korrik, por vendosi ta vazhdojë afatin për negociata deri më 9 korrik. Për momentin ka tarifa prej 10 për qind të SHBA-së për shumicën e mallrave evropiane dhe tarifa prej 25 për qind për automobila, çelik dhe alumin.
Duke pasur parasysh atë që 9 korriku po afron, kancelari gjerman Merc tha se koha është me rëndësi thelbësore.
"Kemi më pak se dy javë deri më 9 korrik, ndërkaq në atë periudhë nuk mund të negocioni për marrëveshje të sofistikuar tregtare", tha ai para gazetarëve në Bruksel.
Merc, gjtihashtu, tha se industritë gjermane siç janë ato kimike, farmaceutike, inxhinierike, automobilistike, e çelikut dhe aluminit tashmë janë ngarkuar me tarifa të larta, që paraqet rezik për kompanitë.
Ai shtoi se Fon der Lajen ka propizuar që Evropa të formojë organizatë tër e tregtare që gradualisht mund ta zëvendësojë Organizatën botërore tregtare (OBT), e cila kishte probleme me funksionimin e saj efikas në vitet e fundit.
Kancwlari gjerman tha se ideja është në fazë të hershme, por mund të prëfshijë mekanizëm për zgjidhje të kontesteve, siç duhej të bënte OBT.
"Të gjithë e dini se OBT tashmë nuk funksionon", shtoi ai.
Ai gjithashtu deklaroi se liderët e BE-së janë "në thelb të bashkaur" në dëshirën që sa më aprë ta finalizojnë marrëveshjen tregtare me bllokun e Amerikës Latine Merkosur, duke shtuar se ekzistojnë vetëm "dallime të vogla" mes anëtareve të BE-së lidhur me paktin.
Kur gazetarët e pyetnin për ankesat e Francës ndaj propozimit të tanishëm, Merc tha se ka biseduar dy herë me presidentin francez Makron për temën gjatë samitit dhe ka ndjerë "gatishmëri të madhe" për marrëveshje.
Megjithatë, Emanuel Makron pati qëndrim tjetër, duke deklaruar se Franca nuk mund ta pranojë marrëvehsjen në formën e saj të tanishme.
Kur bëhet fjalë për marrëveshjen trgtare me SHBA-në, Makron gjithashtu dëshiron ajo të jetë "e shpejtë dhe pragmatike", por thotë se vendi i tij nuk do të pranojë kushte që do të ishin jo të balancuara.
Të gjitha veglat duhet të shfrytëzohen në mënyrë që të sigurohet marrëvehsje e drejtë, u tha Makron gazetarëve pas samitit të liderëve të BE-së.
Nëse shkalla themelore doganore e SHBA-së prej 10 për qind futet në fuqi, atëherë prëgjigja e Evropës do të duhej të ketë ndikim të njejtë, beson ai.
"Vullneti ynë i mirë nuk duhet të konsiderohet dobësi", tha presidenti francez.
Njëherit, një prej varianteve të "përgjigjes së balancuar" që e komplotojnë funksionarët francezë përfshin vendosje të tatimit digjital për gjigantin teknologjik amerikan, siç janë Google, Meta, X dhe Apple. ab/
foto: МIА arkivi