• e premte, 05 dhjetor 2025

Merc: Takim mes Putinit dhe Zelenskit do të ketë në dy javët e ardhshme

Merc: Takim mes Putinit dhe Zelenskit do të ketë në dy javët e ardhshme

Uashington, 19 gusht 2025 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do të takohen në afat prej dy javësh, deklaroi kancelari gjerman Fridrih Merc, duke iu referuar bisedës telefonike mes presidentit Putin dhe presidentit amerikan, Donald Tramp, njofton DPA. 

"Presidenti amerikan ka biseduar në telefon me presidentin rus. Ata kanë rënë dakord se do të ketë takim mes presidentit rus dhe liderit ukrainas në dy javët e ardhshme", tha Merc para gazetarëve. 

Ai shtoi se mbetet i pasigurt nëse Putini do të ketë guxim të marrë pjesë në një takim të tillë dhe theksoi se do të jetë e nevojshme bindja.

Merc, i cili ishte pjesë e delegacionit evropian në bisedimet në Uashington me Trampin dhe Zelenskin, theksoi se Ukraina nuk duhet të jetë e detyruar të lëshojë territore. 

"Kërkesën e Rusisë që Ukraina të dorëzojë pjesë të Donbasit është njësoj sikur SHBA-ja të heq dorë nga Florida", tha kancelari gjerman. qa

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR