• e premte, 05 korrik 2024

Mengjesi më i ftohtë sot në Berovë, më ngrohtë në Vinicë 

Mengjesi më i ftohtë sot në Berovë, më ngrohtë në Vinicë 

Shkup, 31 tetor 2023 (MIA) - Moti më i ftohtë në mëngjes është regjistruar në Berovë, minus një gradë. Në Vinicë sot në mëngjes ishte më ngrohtë me 10 gradë, sipas të dhënave të DPHM-së.

"Në Berovë është regjistruar temperaturë minus një gradë, dy në Manastir, katër në Shkup-Petrovec, Tetovë, Lazaropole, Strumicë, pesë në Prilep, Demir Kapi, gjashtë në Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë, Veles, Kavadar, Gjevgjeli, Kodrën e Diellit, shtatë në Shkup - Zajçev Rid, Kumanovë, Ohër, Pretor, Shtip, nëntë në Krushevë, ndërsa dhjetë gradë është regjistuar në Vinicë, njoftoi DPHM. si/bsh/   

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR