Menduh Thaçi realizoi takim pune me ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani
- Post By Fitore Curri
- 18:55, 17 janar, 2024
Shkup, 17 janar 2023
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi realizoi takim pune me ministrin e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani.
Ministri Hasani, theksoi mbështetjen e Republikës së Shqipërisë në procesin Euro-integrues të Maqedonisë së Veriut, gjatë takimit u bisedua edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare të vendit si dhe për situatën aktuale politike në vend.
Kryetari Thaçi e siguroi ministrin Hasani se PDSH do të jap kontribut të jashtzakonshëm rreth nevojës së miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe debllokimin e procesit Euro-integrues së vendit, që sa më shpejt Maqedonia e Veriut të hap kapitujt për vazhdimin e rrugës pro Evropiane.
Partia Demokratike Shqiptare
_________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.